Zgjedhje pa garë në universitete, Politekniku, Bujqësori, Mjekësia, Sportet e UT me nga një kandidat! Muka denoncon për doktoratura plagjiaturë

Sa i përket Tiranës, nga 6 universitete publike, pritet garë vetëm në Universitetin e Arteve pasi garojnë Artan Peqini dhe Erald Bakalli. Në Universitetin Politeknik Akli Fundo zv rektori aktual, është kandidat i vetëm. 

Xheladin Draçini pas dy mandatesh si Dekan i Fakultetit të Mjekësisë do të jetë në krye të institucionit të arsimit të lartë shëndetësor pasi është i vetëm në procesin zgjedhor. Ai ka zgjedhur që të krijojë një profil online për të prezantuar veten. Gjithashtu në universitetin Bujqësor do të shërbejë për 4 vite të tjera Fatbardh Sallaku, sepse nuk ka një kandidat të dytë aspirant. E njëjtë paraqitet situata edhe në universitetin e sporteve, ku rikandidon i vetëm Agron Kasa.

Në një kohë kur garuesit duhet të shpalosin programet e tyre për mandatin 4 vjeçar si drejtues të institucioneve të Arsimit të Larta, ata janë përballur me shumë kritika dhe denoncime.

Në Tiranë shihet fitues i sigurt Artan Hoxha i cili po garon për një mandat të dytë.  Më herët rektori Hoxha kur shpalli kandidaturën e tij, u shpreh se mungesa e rivalit nuk do të thotë më pak përgjegjësi për të. Por pikërisht për Hoxhën por edhe për kandidaten e vetme për dekane në Fakultetin e Drejtësisë në UT, Dorina Hoxha, studiuesi shkencor Taulant Muka ka denoncuar se të dy kanë bërë plagjiaturë duke kopjuar në punimet e tyre doktorale.

Pas denoncimit të Mukës, edhe organizata Qëndresa Qytetare ka reaguar në rrjetet sociale, duke i kërkuar institucioneve përgjegjëse që të hetojnë mbi këto kallëzime.

“Përballë këtyre fakteve skandaloze që tashmë janë publike dhe çdo media i ka në dispozicion falë kallëzimit të studiuesit Taulant Muka, Qëndresa Qytetare kërkon në mënyrë të menjëhershme të nisë procedura e hetimit dhe marrjes së masave kundrejt 2 kandidatëve deri në përjashtim nga gara për pozicionet drejtuese”.- thuhet në reagimin e Qendresës Qytetare.

Në Elbasan nga ana tjetër ka pasur një denoncim për mospranim të kandidatit.

Majlinda Perriu, e cila kishte aplikuar për të qenë pjesë e garës për Rektor të Universitetit të Elbasanit, nuk i është pranuar kandidatura me argumentin se është prefekte e Elbasanit. Por vetë znj. Perriu thotë se 2 ditë para këtij vendimi të Komisioni Institucional Zgjedhor, ajo është liruar nga puna me një vendim të Këshillit të Ministrave.

“Kjo është një maskaradë zgjedhore që vijon të bëhet në një institucion publik të Arsimit të Lartë, ndaj sot i drejtohem publikisht ministres së Arsimit znj. Ogerta Manastirliu për ta vënë në dijeni për zgjedhjet farsë në Universitetin e Elbasanit”- u shpreh Majlinda Perriu, kandidate për rektore.

Po ashtu edhe Sindikata e Arsimit të Lartë ka kërkuar më herët që gara në universitete të jetë transparente dhe të shmangen zgjedhjet pa garë.

Zgjedhjet për universitetet do të zhvillohen me datë 21 qershor. mandati është 4-vjeçari me të drejtë posti jo më shumë se dy herë.

Mes rektorëve, që nuk mund të garojnë më në zgjedhjet e 21 Qershorit është rektori i mjekësisë, Arben Gjata, rektori i Politeknikut Andrea Maliqari, si dhe rektorët e universiteteve të Vlorës, Elbasanit dhe Gjirokastrës pasi kanë bërë nga dy mandate.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Non-grata: 09/06/2024 08:17

    Ky Muka si Greta Zgarbi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë