TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) miratoi sot pa debate pr/vendimin "Për caktimin e njësive administrative ku do të ngrihen ambientet e punës së zyrave rajonale zgjedhore", në kuadër të zgjedhjeve të 23 qershorit.
Pr/vendimi i hartuar nga administrata e KQZ-së, parashikon ngritjen e 12 zyrave rajonale zgjedhore, që përkon me 12 qarqet e vendit. Zyrat Rajonale Zgjedhore ngrihen për një periudhë 5 mujore dhe jo më vonë se një muaj nga data e zgjedhjeve.
KQZ propozon që zyrat rajonale të ngrihen në 24 rrethe të vendit, dhe pikërisht në ato rrethe që janë më të shkëputura nga qendra e qarkut dhe në këtë mënyrë njëri nga punonjësit mbulon qendrën e qarkut dhe punonjësi tjetër rrethin që është më larg. Kjo do të siguronte një mbulim më të mirë të territorit, për të pasur lehtësi në administrimin e zgjedhjeve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com