Zgjedhjet 2013, KQZ diskuton
rishpërndarjen e mandateve

Zgjedhjet 2013, KQZ diskuton<br />rishpërndarjen e mandateve
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të shtyjë për të premten vendimin mbi llogaritjen dhe rishpërndarjen e mandateve parlamentare sipas numrit të popullsisë në qarqet e ndryshme të vendit. Ky vendim erdhi pasi përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj, i kërkoi KQZ-së të hetojë mbi një rritje të dyshimtë të numrit të popullsisë në Qarkun e Kukësit, fenomen të cilin ai e shpjegoi më pas edhe në mikrofonin e A1Report.

“Eshtë absurde që katër komuna brenda qarkut të Kukësit popullsia është rritur 17 herë më shumë se komunat e tjera të vendit në këto 4 muaj. Ne kemi dyshimet ta besojmë që është bërë qëllimisht dhe është një rritje artificiale e numrit të popullsisë.”, tha Genc Gjoncaj për A1Report.

Por përfaqësuesit e PD-së dhe LSI, të mbështetur edhe nga anëtarët Osmanaj, Muho e Shtjefni, thanë se vendimi bazohet mbi një akt zyrtar të një institucioni të Shtetit dhe nuk mund të vihet në pikëpyetje.

Kryetarja Lefterie Lleshi tha se KQZ nuk është një institucion që kontrollon aktet e institucioneve të tjera, të cilat janë vetë përgjegjëse për dokumentat që lëshojnë. Ajo gjithashtu i kërkoi forcave politike që problemet e tyre të mos i sjellin në tryezën e KQZ-së por t'i zgjidhin në rrugë kushtetuese.
 
Kryetarja Lleshi nuk pranoi kërkesën e zv/kryetarit Denar Biba dhe anëtares Albana Shtylla për të kërkuar t'i kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Brendshme sqarime mbi rritjen e popullsisë në qarkun e Kukësit, por theksoi se deri të premten ekziston koha e nevojshme që çdo anëtar i KQZ-së që ka dyshime të kërkojë personalisht informacione shtesë. Nga ana e tjetër, Njazi Kosovrasti thotë se KQZ nuk ka pse të hetojë një lëvizje të popullsisë, pasi cdo gjë është bërë në përputhje me ligjin e kodin.

“Partia Socialiste nuk mund të detyrojë KQZ të marrë vendim nëse një vendim është apo jo i saktë një informacion. Ai është shtetëror ne nuk mund ti themi Ministrisë së Brendshme që informacioni që keni ju është magot në Kukës, Berat etj. Informacioni është zyrtar dhe merret si i mirëqenë.”, tha Lefterie Lleshi.

Te premten KQZ diskuton "Shqyrtimi i Projekt-vendimit: "Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, të vitit 2013". Sipas projekt vendimit të KQZ në bazë të numrit të popullsisë do të kemi 140 mandate. Do të shtohet nga një mandat në Tiranë. Tirana do të bëhet me 33 mandate, Durrësi me 14. Do u hiqet një mandat Beratit e Korçës. Berati mbetet me 7 mandate, Korça me 11 mandate. Projekt vendimi pritet të hidhet në votim pas diskutimeve.  Opozita kundërshton duke arsyetuar se heqja e mandateve në Berat dhe Korçë bëhet për të pakësuar një deputet të opozitës në këto qarqe.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel