Zgjedhjet 2013, PS mbledh sot
kryesinë: Identifikim për çdo votë

Zgjedhjet 2013, PS mbledh sot<br />kryesinë: Identifikim për çdo votë
TIRANE- Socialistët po startojnë plotësisht në fushatën elektorale, pasi kanë karikuar të gjitha bateritë në funksion të një fitoreje të mundshme për t'i dhënë fund 8 viteve të "agjërimit" në opozitë. Teksa kanë kombinuar luftën politike përmes publikimit të dokumenteve kundër korrupsionit të familjes së Berishës dhe të zyrtarëve të lartë të qeverisjes së PD, s'kanë lënë pas dore dhe organizimin deri në detaje të të gjithë përgatitjes së tyre për të startuar suksesshëm në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit të këtij viti.

PS ka mbledhur sot kryesinë e saj, një nga forumet më të rëndësishme të kësaj force politike. Kryesia pritet të diskutojë në lidhje me katër pika të axhendës së saj politike, kur kanë mbetur pak muaj nga zgjedhjet, që në fokus kanë organizimin e vitalizimin e e strukturave për garën elektorale përballë mazhorancës së djathtë. Pikat që do të diskutohen kanë të bëjnë me strategjinë e komunikimit që do të ndjekë opozita në 5 muajt në vazhdim, por dhe censusi i brendshëm për indentifikimin e votuesve është një pikë e rëndësishme e diskutimit.

 Pikërisht këtu pritet të ketë dhe më shumë ndalesë, pasi do përcaktohet deri në detaje se si do të përgatiten tabelat me rezultatet e këtij verifikimi derë më derë të çdo votuesi, të çdo emigranti por dhe të mundësisë së organizimit të kthimit të tyre për të votuar. Për të cilët tashmë është drejt përfundimit organizimi e përzgjedhja e personave përgjegjës që do të merren me lëvizjen e tyre me të gjitha mjetet e mundshme të transportit drejt vendlindjes për të hedhur votën e tyre për atë që PS e quan Rilindje të Shqipërisë. Ndërsa 2 pikat e fundit të diskutimit kanë të bëjnë me fushatën që do fillojë së shpejti si dhe situatën e përgatitjes së zgjedhjeve nga KQZ, përmes përzgjedhjes së anëtarëve të komisioneve vendore. Në këtë pikë mendohet se në mbledhjen e ditës së nesërme të kryesisë në orën 09.00 të mëngjesit do të ketë ndalesë, ku do diskutohet për mënyrën se si do të ngrihen shtabet elektorale, nga qendra në Tiranë, në qark, në rreth në çdo zonë dhe qendër votimi.

Ndërsa pritet të diskutohet e mundësia e konsolidimit të grupeve të punës që do të merren me bllokimin e çdo tentative për tjetërsimin e votës. Ndërkohë në mbledhjen e kryesisë që do të zhvillohet nesër pritet të diskutohet dhe në lidhje me situatën politike pas debateve që kanë shpërthyer për çështjen e mandateve që do të vendoset në Kuvend, ku opozita është shprehur kundër qëndrimit për heqjen e një mandati në qarkun e Beratit, si dhe dyshimit për shtim fiktiv të popullsisë në qarkun e Kukësit që të mbetet po në mënyrë fiktive dhe një mandat më tepër. Mësohet se do të diskutohet në mbledhje dhe mënyra se si do të përkujtohet dy vjetori i vrasjes së katër demonstruesve të pafajshëm përballë kryeministrisë nga Garda. Ky është takimi i parë elektoral i kryesisë së PS, ku përveç axhendës do vendoset edhe data e mbledhjes së asamblesë, më 25 janar.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Me urdhër të SPAK, Policia aksion në disa qytete, zbatohen masa sigurie të lëshuara nga GJKKO! Pamje nga Lezha

Me urdhër të SPAK, Policia aksion në disa qytete, zbatohen masa sigurie të lëshuara nga GJKKO! Pamje nga Lezha