Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës

TIRANË - KQZ testoi sot Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), e vlefshme për shqiptarët e diasporës që duan të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 2025. Platforma u testua nga ekspertë të IT-së të pranishëm në KQZ, ku pjesëmarrës ishte dhe kreu i këtij institucioni Ilirjan Celibashi që iu përgjigjet dhe interesit të përfaqësuesve të partive politike, edhe ata ishin në prezantimin e platformës në ambjentet e KQZ.

Hapi i parë lidhur me platformën ishte krijimi i një llogarie (account). Këtë llogari mund ta hapë kushdo, pasi në hapin e dytë vlerësohet nëse pranohet kërkesa për tu regjistruar si zgjedhës nga Diaspora. Në hapin e parë të krijimit të llogarisë, eksperti Redon Hila sqaroi se si bëhet aplikimi, ku fillimisht regjistrohesh me numër telefoni ose me e-mail. Më pas krijohet një fjalëkalim me minimumi me 8 karaktere, ku pjesë duhet të jenë një shkronjë e madhe, një shkronjë e vogël dhe një numër.

Pastaj verikohet nëse personi që po hap llogarinë është person i gjallë apo jo, duke iu prezantuar aplikacionit me një fotografi që e kryen platforma PER. Nëse merret konfirmimi nga platforma pas fotos, vijohet me plotësimin e të dhënave të tjera, si data e lindjes, vendi i lindjes dhe numri personal ID. Këto të dhëna duhen të përputhen me të dhënat e ID-së së personit që po hap llogarinë.

Hapi i dytë kishte të bënte me dërgimin e një kërkese me anë të kësaj platforme KQZ-së për regjistrimin si zgjedhës nga diaspora në zgjedhjet 2025. Eksperti Hila vijoi me shpjegimin se si kryhet procedura, duke u vendosur faqja ballore e dokumentit të identifikimit, e më pas pjesa e pasme e dokumentit. Konfirmohet nëse është e lexueshme dhe vijohet me hapin e radhës. Në këtë mënyrë bëhet leximi automatik i dokumentit identifikues.

Platforma më pas i paraqet aplikuesit të dhënat që janë vendosur përpara dërgimit të aplikimit. Në momentin kur aplikuesit është i sigurt se të dhënat përputhen dërgohet kërkesa. Kërkesa shkon në modulin e administrimit të kërkesave dhe shikohet nga KQZ. Nëse KQZ e aprovon kërkesën apo nëse ajo refuzohet për të qenë zgjedhës i dërgohet aplikuesit me sms ose me e-mail.

Më pas eksperti u fut si një operator nga KQZ që shqyrton kërkesën e aplikuesit shqiptar nga diaspora për tu regjistruar si zgjedhës. Dokumenti i tij nuk shkarkohet por vetëm këqyret brenda platformës. Kur nuk përputhet IP me adresën e banimit, nuk refuzohet kërkesa.

Celibashi sqaroi se mund të ketë dhe auditues nga partitë politike që mund ta shikojnë këtë fazë të shqyrtimit të kërkesave, por në këqyrjen e të dhënave nuk ka një palë të tretë.

Kreu i KQZ-së iu përgjigj edhe interesit të përfaqësive politike dhe mediave në sallë.

'Po moshat e treta, do e krijojnë me asistencë?

Sistemi do ketë pas edhe një platformë apo sistem të ndihmës, chatbot të komunikimit drejtpërdrejtë me KQZ, me uatsap apo rrjet. Nuk po them që gjyshërit tanë, janë të familjarizuar me teknologjinë e informacionit. Duhet të pranojmë se çfarë është prezantuar është në përputhje me kodin zgjedhor dhe me aktin rregullator. Jemi dakordësuar që krijimi i llogarisë kështu do jetë. nuk ka mënyrë tjetër për të hamornizuar sigurinë mbi identitetin e atij që aplikon me lehtësinë për të aplikuar.

Foto ka mekanizma për të treguar nëse je person i gjallë? Llogari aty mund të hapin shumë individë qoftë realë apo jo real, imazhin e fytyrës mund ta regjistrohesh. Nuk e di nëse ajo foto ruhet dhe është pjesë e auditimeve në të ardhmen?

Në dijeninë time ajo që thatë e pamundur. Merrni një tabletë regjistrojeni personi paraqiteni tabletin te kamera, nuk ka funksionuar. Nuk është një teknologji që e krijuam ne por përdoret masivisht në aplikime të ndryshme si bankat, apo aksesi në shërbime publike apo të tjera me sigurinë kombëtare. E njëjta teknologji që përdorin të tjerë për aplikime shumë më të rëndësishme dhe sensitive si kjo.

Të gjitha shqyrtimet do jenë manualisht nga KQZ?

Krijimi i llogarisë bëhet automatikisht, por shqyrtimi i kërkesës për tu regjistruar si votues nga jashtë 99.9% bëhet në mënyrë automatike. Nëse përputhen të dhënat që ngarkohen me të dhënat në back end, sistemi ta mundëson qenien në listë. Në raste mund të verifikojmë. Përputhshmëria bëhet me pamjen e fytyrës me të dhënat që ngarkon manualisht, me të dhënat që ngarkon gjatë procesit të identifikimit si dhe me të dhënat që gjenden në regjistrin e gjendjes civile.

Krijimi i llogarisë është fazë e parë, por të kërkoj të regjistrojë si votues duhet të plotësojë disa kushte, nëse përmbush kushtet regjistrohet si votues nga jashtë. Kushdo mundet të krijojë llogari. Dikush që do ta provojë mund ta provojë patjetër.'

PER do të jetë e disponueshme në versionet desktop dhe mobile, pa pagesë, për të siguruar akses të gjerë dhe përdorim të lehtë nga çdo pajisje. Platforma përbëhet nga dy module kryesore: Moduli i regjistrimit, ku zgjedhësit paraqesin kërkesat e tyre për regjistrim, dhe Moduli i shqyrtimit të kërkesave, që mundëson verifikimin dhe menaxhimin e tyre nga autoritetet përkatëse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:08
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon

1735301814_kqzja.png

KQZ prezantoi dhe testoi sot platformën 'PER' e cila do tiu vijë në ndihmë shqiptarëve në Diasporë që duan të regjistrohen si zgjedhës në votimet parlamentare të 2025. Një nga fazat e testimit të platformës, ishte dhe këqrja e të dhënave të aplikantëve që kryhet nga vetë KQZ.

I pranishëm në prezantim ishte dhe Ilirjan Celibashi, i cili iu përgjigj interesit të mediave dhe përfaqësive politike.

Një pyetje ishte nëse kjo këqyrje e të dhënave do të kishte ndërmjetës të tjerë veç KQZ. Celibashi u përgjigj se nuk do të ketë, por partitë politike mund të bëhen pjesë si auditues.

'A ka një nivel tjetër ndërmjetës për të menaxhuar këto ‘dispute’, është miratuar saktë, ose jo? Kthehet në një platformë evazive pastaj.

Nuk ka dhe nuk duhet të ketë. Por auditues të partive politike mund të shikojnë si shkon. Çdokush tjetër ka mundësinë e verifikimin dhe auditimit të kësaj platforme. Po përmbajtja KQZ- votues nuk ka dhe nuk duhet të ketë një palë të tretë. Audituesi nuk ka tagër', u përgjigj Celibashi.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomi: 27/12/2024 15:14

    Sì quhet platforma qe ta shkarkojme ne Apple store?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave