Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur të përfshijë në listat shumëemërore të kandidatëve për deputetë, katër kryetarë të partive aleate.
Pjesë e listave fituese të PD-së mësohet se do jenë aleatët Fatmir Mediu kryetar i PR, Vangjel Dule i PBDNJ, Nard Ndoka i PDK dhe Dashamir Shehi kryetar i LZHK.
Mediu pritet të kandidojë në Qarkun e Fierit, Ndoka në Shkodër, Dule në Vlorë dhe Shehi në Tiranë.
Ndërkohë, kreu i PAA Agron Duka, një tjetër aleat i Bashës, mësohet se nuk do jetë pjesë e kësaj liste. Ai ka deklaruar edhe më herët se do kandidojë më vete në zgjedhjet e 25 qershorit, duke u shprehur i bindur se forca e tij politike do ta sigurojë një mandat deputeti.
Jashtë listave fituese të Bashës rrezikojnë të mbeten dy aleatët e tij më të rinj, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuq e Zi si dhe Eduard Ndocaj i ardhur nga radhët e PS-së. Burime pranë PD-së pohojnë se ende nuk ka marrëveshje mes Bashës dhe Spahiut.
Ndërsa Eduard Ndocaj kërcënoi Bashën jo më larg se një ditë më parë se, nëse nuk do futej në listën fituese të PD-së, ai do të kandidonte i vetëm.
Aleatët e djathtë në listat e PD Nard Ndoka- Qarku Shkodër
Dashamir Shehi- Qarku Tiranë
Vangjel Dule- Qarku Vlorë
Fatmir Mediu - Qarku Fier
Rrezikojnë të mbeten jashtë listave Kreshnik Spahiu - Aleanca Kuq e Zi
Eduard Ndocaj - Partia Bashkimi Demokristian
PD dorëzon në KQZ kërkesë për t'u regjistruar në zgjedhje Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për tu regjistruar si subjekt për zgjedhjet e 25 qershorit.
PD kështu i drejton kërkesë KQZ-së të regjistrohet për zgjedhjet parlamentare por edhe ato të pjesshme në Kavajë, që do të zhvillohen të njëjtën ditë.
Kërkesa e PD drejtuar KQZ-së vjen një muaj para zgjedhjeve, ndërkohë që pritet nga momenti në moment që Partia Demokratike publikojë listat e kandidatëve për deputet që selia blu do t’i prezantojë qytetarëve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43%
-
Gafë
52.1%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 5231
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55