Zgjedhjet, 45 parti regjistrohen
në KQZ,mungojnë 28 të opozitës

Zgjedhjet, 45 parti regjistrohen<br />në KQZ,mungojnë 28 të opozitës
Janë 45 parti politike të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në procesin elektoral të 18 qershorit.
 
Ndërsa Partia Demokratike me koalicionin e opozitar që përbëjnë 28 parti politike nuk janë regjistruar në këtë proces ndonëse tashmë afatet ligjore për këtë proces janë tejkaluar.
 
Listës së partive politike që janë regjistruar në këto zgjedhje i janë bashkuar edhe parti të djathta si ajo e Bamir Topit dhe partia e Gjergj Bojaxhi, drejtuesit e të cilave kanë mbajtur poste të larta në Partinë Demokratike.
 
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të regjistrojë partinë Fryma e Re Demokratike me kryetar zotin Bamir Topi, me shkronjën nistore FRD si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për kuvendin e datës 18.06.2017. Vendimi hy në fuqi menjëherë dhe është i ankimueshëm brenda 5 ditëve në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë. Kush është dakord? 5 vota pro. Mbaruam me regjistrimin partive politike, suksese partive të saporegjistruara, afati ka përfunduar, 45 parti të regjistruara përfundimisht”,
u shpreh Biba.
 
Në 9 mars partitë e koalicionit opozitar iu drejtuan me një shkresë të përbashkët Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku i bëjnë me dije se nuk do të regjistrohen në zgjedhjet e 18 qershorit pa u arritur qeveria teknike.
 
Vendimi i opozitës u konkretizua edhe këtë të hënë nga koalicioni opozitar ku këto forca politike vendosën të mos regjistrohen në KQZ pavarësisht afatit final që ishte me 10 prill.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg