Do jenë 30 prokurorë do të monitorojnë në terren fushatën elektorale përfshi zgjedhjet e 7 Majit në Kavajë dhe ato të përgjithshme më 18 qershor.
 
Burime nga Prokuroria e përgjithshme sqaruan për Report Tv se pak ditë më parë ka përfunduar trajnimi i hetuesve të cilët do të merren në këtë periudhë me veprat penale të konsideruara krime elektorale.
 
Kjo njësi, sqaruan burimet, do të monitorohet nga kryeprokurori Llalla i cili dhe gjatë kësaj fundjave do të jetë në krye të njësisë që do të operojë në qytetin e Kavajës.
 
Trajnimi i hetuesve që do të monitorojnë për vepra penale me zgjedhjet është kryer në Prokurorinë e Përgjithshme në bashkëpunim me shkollën e magjistraturës dhe disa ekspertë ndërkombëtarë që ndër vite kanë ndjekur zgjedhjet në Shqipëri.
 
Ndërkohë Report Tv ka mësuar se prej 3 ditësh Ministria e Brendshme dhe policia e shtetit kanë kërkuar bashkëpunim e kësaj njësie në lidhje me protestën e paralajmëruar në Kavajë nga partia demokratike, protestë e cila do të mbahet më 7 maj në Kavajë të dielën kur është përcaktuar dhe procesi zgjedhor lokal.
 
Por cilat janë veprat që do të hetojë kjo njësi?

Referuar Kodit Penal janë 7 nenet të cilat sanksionojë vepra të konsideruara krime elektorale si: Pengimi i subjekteve zgjedhore, Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor, Shkelja e fshehtësisë së votimit, Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar, Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve, Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike, Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, Pengimi i zgjedhësit, Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve, Shkelja e së drejtës së zgjedhjes.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com