Zgjedhjet e 11 Majit/ Balla dhe Kushi takime me sipërmarrësit shqiptarë në Dyseldorf: Diaspora kontribut në ekonominë e vendit, do ketë përfaqësuesit e vet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Balla dhe Kushi takime me sipërmarrësit shqiptarë në Dyseldorf: Diaspora kontribut në ekonominë e vendit, do ketë përfaqësuesit e vet

Taulant Balla dhe Evis Kushi, gjatë takimit me sipërmarrësit shqiptarë në Dyseldorf

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla dhe deputetja Evis Kushi, zhvilluan një takim me sipërmarrës shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Dyseldorf, Gjermani.

Në fjalën e tij Balla tha se vota e Diasporës është një moment historik dhe se Diaspora ka një kontribut të pazëvendësueshëm në ekonominë shqiptare. 

"Jemi këtu bashkë me kolegen time, me Evisin dhe shumë miq, për një tjetër moment historik. Diaspora ka një kontribut të pazëvendësueshëm në ekonominë tonë me 1 miliardë euro remitanca që janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit të fundit. Natyrshëm që do ketë diaspora përfaqësuesit e vet. Unë dhe Evisi mund t'ju flasim në emrin e Partisë Socialiste”, tha ai, duke lënë të kuptohet se Diaspora do ketë përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm. 

Më tej premtoi se listat do jenë me njerëz profesionistë dhe që nderojnë vendin.

“Ne do të kemi listat tona pothuajse në të gjitha qarqet, burra e gra profesionistë të shkëlqyer, të cilët i kanë bërë nder Shqipërisë. Na bëjnë nder ne shqiptarëve me suksesin e tyre. Secili prej jush sot këtu është një krenari për Shqipërinë," u shpreh Balla në takim me sipërmarrësit shqiptarë në Dyseldorf.

Balla kërkoi votën e shqiptarëve, e cila nuk mund të jepet më 11 maj nëse nuk regjistrohen deri më 4 mars në KQZ.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti