Zgjedhjet/ PS e PD do ndryshojnë Kodin Zgjedhor! Shteti paguan 100% postën për votën e emigrantëve! 200 mijë votues në diasporë pa ID, Celibashi: Zgjasni vlefshmërinë e dokumenteve

TIRANE-  Pak orë përpara se Kuvendi të rifillonte punimet, një marrëveshje mes socialistëve dhe demokratëve lulëzoi në zyrën e kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Damian Gjiknuri në emër të Ramës dhe Oerd Bylykbashi në emër të Berishës i dhanë dritën jeshile tre ndërhyrjeve në Kodin Zgjedhor dhe një rregullimi që do ta bëjë qeveria.

Pakti kënaq të dyja palët, duke plotësuar kërkesa e shqetësime të tyre si dhe ndihmon KQZ-në, të përshpejtojë punën me votën e diasporës. Në emër të procesit, propozimet ligjore u dërguan në Kuvend nga Komisioneri Celibashi, për 3 çështje.

"Na jep mundësinë të tenderojmë edhe kthimin. Afrohen 10 ditë afatet për të prodhuar fletën e votimit", tha Celibashi. 

Pjesa e tretë e marrëveshjes, plotëson një kërkesë të opozitës, që është numërimi i votave nga diaspora po nga komisionerë politikë, kur ligji aktual lejonte numërimin e tyre nga KQZ.

KQZ i kërkoi edhe qeverisë të lejohet votimi si brenda dhe jashtë vendit për ata persona që ju kanë skaduar dokumentet, edhe kjo një kërkesë e opozitës.   

 Vlefshmëria e kartave të skaduara ID pritet të zgjidhet nga qeveria me akt normativ pasi nuk realizohet me kod zgjedhor.

KQZ raporton se mbi 9 mijë votues nga jashtë janë refuzuar edhe pse kanë aplikuar disa herë, pasi nuk kanë provuar si duhet adresën e qëndrimit. Ky është gabimi më i shpeshtë i bërë nga zgjedhësit në Itali, që fotografojnë faqen e parë të dokumentit identifikues italian, dhe jo faqen e dytë, që përmban edhe adresën.

Pse emigrantët nga Italia gabojnë në regjistrim?

Deri tani janë 18 mijë zgjedhës të regjistruar nga jashtë. Ndërkohë janë 42 mijë janë kërkesa ku përfshihen edhe kërkesat e përsëtitura. Deri tani 10 426 janë kërkesa të refuzuar.  

Celibashi zbuloi dhe disa problematika me të cilat po përballet regjistrimi. 90% e emigrantëve nga Italia janë refuzuar.  Emigrantët gabojnë më shumë tek dokumenti i adresës. Dokumenti i identiteti është fotografuar nga faqja që nuk ka adresën. Ndërkohë që dokumenti që ngarkojnë duhet të ketë adresën që deklarojnë me të. Dhe të kenë edhe emrin e zgjedhësit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:16
Regjistrimi për votën e diasporës, ja ku po gabojnë shqiptarët e Italisë

1737367273_kqzvotimi.jpg
 

Foto: Regjistrimi i gabuar dhe si duhet të bëhet regjistrimi i saktë 

Kreu i KQZ-së zbuloi se deri tani janë 18 mijë zgjedhës të regjistruar nga jashtë. Ndërkohë janë 42 mijë janë kërkesa ku përfshihen edhe kërkesat e përsëtitura. Deri tani 10 426 janë kërkesa të refuzuar.  

Celibashi zbuloi dhe disa problematika me të cilat po përballet regjistrimi.

90% e emigrantëve nga Italia janë refuzuar.  Emigrantët gabojnë më shumë tek dokumenti i adresës. Dokumenti i identiteti është fotografuar nga faqja që nuk ka adresën

Ndërkohë që dokumenti që ngarkojnë duhet të ketë adresën që deklarojnë me të. Dhe të kenë edhe emrin e zgjedhësit.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton Flutra Fadil Gjoleka: 21/01/2025 13:53

    O Iris a i lan ti brekēt ? Se vetēm komenton e rolin e fillozofes bon.

    Përgjigju
  • Iris: 21/01/2025 01:59

    /EMIGRANT/,fletevotimin do te t'a dergojne ne Itali ku banon,jo ne /vendbanimin ne memedhe/qe ke patur dikur.ID vlen per votimin,qe fletevotimin qe do te te dergojne,pra voten do t'a perdoresh ti e vetem ti me pergjegjesi ligjore/penale e askush tjeter, gjithashtu do beje qe askush tjeter qe mund te jetoje ne Shqiperi te votoje /ne emrin tend/duke te vjedhur voten,duke te vjedhur te drejten e zgjedhjes e duke mashtruar.

    Përgjigju
  • Emigranti nga italia: 20/01/2025 11:39

    Çfarë ju duhet adresa? Nuk ju bon punë numri i pasaportës biometrike apo i ID digitale? Me anë të këtyre mund të vërtetohet vendbanimi në mëmëdhe. Apo duhet me bo bancadate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Shkurt, 23:15

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?



×

Lajmi i fundit

Klea Huta në krah të Veliajt: Forca lali, t'i e bëre Tiranën vend më të mirë

Klea Huta në krah të Veliajt: Forca lali, t'i e bëre Tiranën vend më të mirë