Zgjedhjet e 11 majit/ Gjetjet e misionit ODIHR: Vëmendje tek financimi i fushatës, zbatimi i teknologjisë e mbulimi nga mediat e platformat online

TIRANE-  ODIHR premton një vëzhgim të plotë dhe të gjithanshëm të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke përfshirë periudhën e fushatës, ditën e votimit numërimin e votave dhe deri në shpalljen përfundimtare të rezultatit.

26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër propozon që të shpërndahen në të gjitha qarqet  e vendit, një delegacion i ODIHR, i quajtur Misioni i Vlerësimit të Nevojave, i cili ka qenë në Tiranë nga datat 3 deri më 6 dhjetor dhe ka takuar përfaqësues të partive politike, institucioneve kyçe që merren me zgjedhjet, përfaqësues të medias, shoqërisë civile si dhe me disa nga ambasadat më të rëndësishme perëndimorë në vend.

“Misioni Vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Përveç një ekipi kryesor me ekspertë, të dërgohej nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së 26 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimin e votave dhe tabelimin e rezultateve. Misioni të përfshijë një element monitorimi të medias” thuhet në Raport.

Në dokumentin që delegacioni miratoi për takimet e fillimdhjetorit, përveçse një panoramë e situatës politike dhe ligjore në vend, vihet theksi në disa problematika të evidentuara nga disa prej anëtarëve të delegacionit, si mos adresimi i rekomandimeve të mëparshme të OSBE-ODIHR-it, sidomos në drejtim të depolitizimit të administratës zgjedhore, polarizimi i mjedisit politik dhe mediatik, apo deri në pikëpyetje mbi drejtësinë e sistemit zgjedhor në fuqi, si një favorizues i padrejtë i partive më të mëdha.

Në konkluzionet e ODIHR thuhet se është me rëndësi kritike monitorimi i situatës para para zgjedhjeve, veçanërisht në lidhje me përdorimin e burimeve shtetërore.

 Ata identifikuan disa aspekte që kërkojnë vëmendje të veçantë, duke përfshirë punën e administratës zgjedhore, futjen dhe zbatimin e teknologjive të reja në zgjedhje, fushatën dhe mbulimin e saj nga mediat dhe platformat online, financimin e fushatës, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve.

Në raport nënvizohet se ndërsa rekomandimet e ODIHR-it lidhur me pragun kombëtar për kandidatët e pavarur dhe mundësinë që liderët e partive politike të garojnë në disa zona zgjedhore u adresuan, shumë nga rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it mbeten të pazbatuara.

 “Këto përfshijnë rekomandime që lidhen me përbërjen e komisioneve zgjedhore të nivelit të ulët, të drejtat zgjedhore të personave me aftësi të kufizuara intelektuale ose psikosociale, përgjegjësinë penale për shpifje, mbulimin e pavarur mediatik gjatë fushatave zgjedhore dhe zgjerimin e rregulloreve për financimin e fushatës tek palët e treta” 

Konkluzioni e Rekomandimet

Të gjithë bashkëbiseduesit e ODIHR theksuan domosdoshmërinë e një misioni të gjerë vëzhgimi zgjedhor nga ODIHR, duke nënvizuar rëndësinë e vendosjes së tij përpara ditës së zgjedhjeve dhe në të gjitha qarqet për të siguruar një mbikëqyrje të pavarur dhe të paanshme të gjithë procesit zgjedhor.

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore vlerësuan rekomandimet zgjedhore të ODIHR-it si një kontribut të rëndësishëm për përmirësimin e kuadrit dhe praktikave zgjedhore.

Shumë bashkëbisedues theksuan rëndësinë kritike të vëzhgimit të periudhës para zgjedhjeve, veçanërisht në lidhje me përdorimin e burimeve shtetërore dhe ndikimin e mundshëm në krijimin e një fushe të barabartë gare.

Ata identifikuan disa aspekte që kërkojnë vëmendje të veçantë, duke përfshirë punën e administratës zgjedhore, futjen dhe zbatimin e teknologjive të reja në zgjedhje, fushatën dhe mbulimin e saj nga mediat dhe platformat online, financimin e fushatës, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve.

Duke u bazuar në këto konsiderata, ODIHR rekomandon vendosjen e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (EOM) për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Përveç një ekipi bazë ekspertësh, ODIHR  rekomandon që Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së të dërgojnë 26 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në gjithë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të monitoruar procedurat e ditës së zgjedhjeve, përfshirë votimin, numërimin e votave dhe përmbledhjen e rezultateve. Në përputhje me metodologjinë standarde të ODIHR-it, do të përfshijë edhe një element monitorimi të mediave.

ODIHR ka vëzhguar deri më tani 16 procese zgjedhore dhe referendume në vend, duke përfshirë edhe vendoret e fundit të vitit 2023, kur dha 27 rekomandime.

 

 

Raporti i misionit ODIHR

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre