Komisioni Qendror i Zgjedhjeve propozon masa administrative për një sërë subjektesh zgjedhore dhe kandidatësh pas auditimit të financimeve të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
PARTITË ME SHKELJE OSE MASA TË PROPOZUARA
Partia Demokratike
6 kandidatë të listave shumemërore akuzohen për shkelje të nenit 173 pika 3 për mosrespektim të formateve të raportimit financiar.
Partia Balli Kombëtar Demokrat
Mosraportim i saktë i dhurimeve dhe shpenzimeve.
3 kandidatë me shkelje të raportimit financiar.
Partia Balli Kombëtar
Shpenzime pa dokumentacion.
Transaksione jashtë llogarisë së posaçme.
NIPT pasiv, aktivitet i konsideruar i paligjshëm nga audituesit.
Partia e Lirisë
91 mijë lekë shpenzime jashtë fushatës.
495 mijë lekë pa identifikim financuesi.
Partia Socialiste e Shqipërisë
Mospërputhje për 169 zyra zgjedhore mes raportimit financiar dhe monitorimit në terren.
Partia Lëvizja Bashkë
Nuk ka hapur llogari bankare të posaçme.
Vetëfinancime të padeklaruara.
Diferencë e madhe në numrin e zyrave zgjedhore.
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet
Kandidati Skënder Muço akuzohet për pranimin e fondeve nga donatorë të ndaluar.
KQZ propozon kthimin e 1,113,791 lekëve dhe gjobë 2,227,582 lekë.
Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Nuk ka hapur llogari të posaçme bankare.
Probleme me rakordimin financiar.
Partia Fryma e Re Demokratike
Mungesë dokumentacioni, financime të paqarta dhe shpenzime të pajustifikuara.
Partia Lëvizja e Legalitetit
Nuk ka hapur llogari të posaçme.
Fatura pa identifikim kandidati.
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Transferta të padeklaruara dhe diferenca fondesh.
Kandidati Petraq Gjukurian me shkelje të nenit 173 pika 3.
Partia Lëvizja Atdheu
186 kandidatë nuk kanë dorëzuar raport financiar individual.
Partia Nisma Thurje
Nuk ka llogari bankare të posaçme.
Dublim shpenzimesh dhe të ardhurash me 1.7 mln lekë.
Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet
Nuk ka hapur llogari të posaçme.
Mospërputhje financiare dhe mungesë raportimi të kandidatëve.
Partia Mundësia
Diferencë prej 21 zyrash zgjedhore mes monitorimit dhe raportimit financiar.
Partia Djathtas 1912
Vetëfinancime të padeklaruara mbi 1.2 mln lekë.
Shpenzime pa fatura fiskale.
Koalicioni Euroatlantik
Keqpërdorim i llogarisë së posaçme.
Dokumentacion i munguar për donatorët dhe kandidatët.
Partia Republikane Shqiptare
Pasaktësi financiare dhe shpenzime jashtë llogarisë së posaçme.
6 kandidatë me shkelje të raportimit.
Partia Socialdemokrate
Qira zyrash dhe shpenzime të padeklaruara.
Mospërputhje në numrin e zyrave zgjedhore.
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
186 kandidatë pa raport financiar individual.
Partia Aleanca Demokracia e Re
186 kandidatë pa raport financiar individual.
Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë
1 kandidat pa raport financiar individual.
Partia Bashkimi Liberal Demokrat
Nuk dorëzoi raport financiar.
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare
Nuk dorëzoi raport financiar.
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
Nuk ka raport financiar për zgjedhjet.
Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar
Nuk dorëzoi raport financiar.
______________
KANDIDATËT DHE GJOBAT E PROPOZUARA
Kandidatët me shkelje sipas nenit 173 pika 3
Gjoba nga 500 mijë deri në 1 milion lekë
1. Kristiano Koçibelli – Partia Republikane Shqiptare
2. Suzana Rama – Partia Republikane Shqiptare
3. Mario Runa – Partia Republikane Shqiptare
4. Qani Xhafa – Partia Republikane Shqiptare
5. Valbona Doko – Partia Republikane Shqiptare
6. Albi Jahelezi – Partia Republikane Shqiptare
7. Alma Kore – Partia Balli Kombëtar Demokrat
8. Arjan Hoxha – Partia Balli Kombëtar Demokrat
9. Besart Xhaferri – Partia Balli Kombëtar Demokrat
10. Petraq Gjukurian – Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Kandidati me gjobë konkrete dhe kthim fondesh
• Skënder Muço – Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet
o Kthim fondesh: 1,113,791 lekë
o Gjobë: 2,227,582 lekë
lajm në përditësim...
Komento
Komente






