Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dhe deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela, ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në mesazhin e tij, Sela thekson se qytetarët shqiptarë dëshmuan pjekuri politike dhe kombëtare, si dhe vizion për të ardhmen e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai uroi që vendi ynë të futet shumë shpejtë në BE.
S.B/Shqiptarja.com‘Shqiptarët dhe Shqipëria dëshmuan pjekuri politike dhe kombëtare, vizion për të ardhmen dhe vazhdimin e rrugës Evropiane. Urime Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për fitoren që dëshmon besimin e madh të qytetarëve dhe konfirmim për punët dhe projektet e suksesshme.
Urime edhe të gjithë pjesëmarësve në këto zgjedhje, që i dhanë vlerë një procesi të rëndësishëm demokratik në momente vendimtare për të ardhmen e vendit. Me zemër urojmë që Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët t'i shohim në familjen e madhe Europiane dhe pjesë e kombeve dhe shteteve të zhvilluara. Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria’, shkruan ai.
Komente

