Zgjedhjet/ Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni të votoni! E dini kush ua ngriti kokën e ulur në Greqi, Itali e gjetkë

Teksa na ndajnë edhe rreth 4 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama u ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen, pasi afati i fundit është data 4 mars.

Këtë e ka bërë me dije përmes rubrikës në profilin e tij në rrjetit social Facebook, ‘Ç’kemi ndonjë të re'. Rama tha se regjistrimi bëhet në faqen e KQZ në web dhe është një proces që nuk merr shumë kohë. 

‘Duke qenë se shumë prej jush tani që janë në emigracion më kanë shkruar, kur do të votojmë, pse nuk votojmë, kam një merak tani që më fund ja u siguruam të drejtën e votës, se mos mbesni pa votuar për shkak të mungesë së informacionit. Zgjedhjet janë në 11 maj, por ju do votoni me post nga aty ku jeni dhe duhet të regjistroheni nga tani deri më 4 mars ndryshe nuk votoni dot, regjistrimi bëhet në faqen e KQZ në ëeb, nuk është i vështirë do pak durim, mos e shtyni hë nesër hë pasnesër, se koha fluturon.

Do të votojnë vetëm ata që do të regjistrohen deri në 4 mars, pra edhe 46 ditë kohë ka që KQZ t’ju dërgojë fletën e votimit me post, ju ta mbushni dhe ta riktheni, qeveria do të paguaj edhe dërgimin mbrapsht me votën tuaj. Regjistrohuni dhe votoni që ta ngremë më lart respektin për emrin e shqiptarit. Ju e dini kush e përmbysi emrin e keq të vendit dhe ja u ngriti kokën në Itali, Greqi dhe gjetkë, kështu që s’do ta keni të vështirë për kë do të votoni, regjistrohuni sepse koha nuk pret’, tha ai.

Ndërkohë që po mbrëmjen e sotme (17 Janar), kryeministri publikoi edhe një postim në rrjetin social Facebook me shënimin: "Për këdo jashtë Shqipërisë", teksa i shtohet apelit për aplikime të emigrantëve, dhe poshtë shënimit vendos linkun (adresën elektronike) të KQZ-së për procedurën e aplikimit.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në Facebook, ku i drejtohet emigrantëve për aplikimet në KQZ

S.B/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/01/2025 04:23

    /Ju e dini kush e permbysi emrin e keq te vendit dhe ja u ngriti koken ne Itali,Greqi dhe gjetke,keshtu qe s'do t'a keni te veshtire per ke do te votoni.../!!! Jo nuk e dinim,mendojme qe eshte puna e sjellja jone dhe integriteti i brendshem qe na ngriti koken,por meqe ti e ditke me mire se sa ne,na e thuaj e mos u trego kaq modest! Modestia,sidomos ajo fallso dhe ambicia nuk shkojne bashke,z.kryeminister.

    Përgjigju
  • Shqip: 17/01/2025 23:56

    Dhe atyre qe iken ne gjermani ti jua ngrite koken .

    Përgjigju
  • Zyzllumi: 17/01/2025 23:38

    Ti je zullum! Do kesh fundin e Ahmetit (Zogut) !

    Përgjigju
  • Albi: 17/01/2025 21:41

    Do votojm Partit e Reja Jo hajdutet qe perzuren 1 miljon Shqiptar

    Përgjigju
  • Turi: 17/01/2025 17:02

    Mos e votoni as kete dhe as ata berisha dhe meta sepse keta ju kane ndjekur nga ky vend por nese doni vertet ndryshim votoni per partite e reja

    Përgjigju
  • Taulant Rama: 17/01/2025 16:52

    O KRYE. KRYE.KOKEN E KEMI NGRIT ME PUNE E DURIM DHE KURSIMET I DERGUAM NE SHQIPERIN TONE QE E SHKATRUAT JU DHE SALIU ...NA KENI RRJEPUR MOS PRISNI NGA NE VOTA PO THUAJ LIKES TE BEJ NJE VEND SE SALIU PER ARSYE MOSHE DO TIA KALOJ NE IZOLIM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Rama replikon me komentuesit: Mos i qaj hallin kalorësit, 3 arsyet pse emigrantët do votojnë

Vota e diasporës/ Rama replikon me komentuesit: Mos i qaj hallin kalorësit, 3 arsyet pse emigrantët do votojnë