Teksa na ndajnë edhe rreth 4 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama u ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen, pasi afati i fundit është data 4 mars.
Këtë e ka bërë me dije përmes rubrikës në profilin e tij në rrjetit social Facebook, ‘Ç’kemi ndonjë të re'. Rama tha se regjistrimi bëhet në faqen e KQZ në web dhe është një proces që nuk merr shumë kohë.
‘Duke qenë se shumë prej jush tani që janë në emigracion më kanë shkruar, kur do të votojmë, pse nuk votojmë, kam një merak tani që më fund ja u siguruam të drejtën e votës, se mos mbesni pa votuar për shkak të mungesë së informacionit. Zgjedhjet janë në 11 maj, por ju do votoni me post nga aty ku jeni dhe duhet të regjistroheni nga tani deri më 4 mars ndryshe nuk votoni dot, regjistrimi bëhet në faqen e KQZ në ëeb, nuk është i vështirë do pak durim, mos e shtyni hë nesër hë pasnesër, se koha fluturon.
Do të votojnë vetëm ata që do të regjistrohen deri në 4 mars, pra edhe 46 ditë kohë ka që KQZ t’ju dërgojë fletën e votimit me post, ju ta mbushni dhe ta riktheni, qeveria do të paguaj edhe dërgimin mbrapsht me votën tuaj. Regjistrohuni dhe votoni që ta ngremë më lart respektin për emrin e shqiptarit. Ju e dini kush e përmbysi emrin e keq të vendit dhe ja u ngriti kokën në Itali, Greqi dhe gjetkë, kështu që s’do ta keni të vështirë për kë do të votoni, regjistrohuni sepse koha nuk pret’, tha ai.
Ndërkohë që po mbrëmjen e sotme (17 Janar), kryeministri publikoi edhe një postim në rrjetin social Facebook me shënimin: "Për këdo jashtë Shqipërisë", teksa i shtohet apelit për aplikime të emigrantëve, dhe poshtë shënimit vendos linkun (adresën elektronike) të KQZ-së për procedurën e aplikimit.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në Facebook, ku i drejtohet emigrantëve për aplikimet në KQZ
S.B/A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
41.3%
-
Negativ
44.3%
-
Jam i/e dyzuar
14.4%
Vota total: 3664
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më 11 maj pa Berishën, ‘Djathtas 1912’ prezanton programin: ‘Pro’ SPAK, po i jep fund pandëshkueshmërisë! Stop ligjeve klienteliste
15 Shkurt, 14:56
-
‘Të njëjtat sulme bëjnë ndaj drejtësisë’, Basha: Rama dhe Berisha kanë të njëjtin hall, qytetarët do t'i ndëshkojnë me votë më 11 maj
15 Shkurt, 13:52
-
Enkelejd Alibeaj: Si mund të bashkohet opozita rreth një njeriu si Berisha, me çfarë morali do i'u kërkojmë votën shqiptarëve?
15 Shkurt, 11:00
-
Fake News i Berishës/ Deklaratën e nënpresidentit të SHBA për BE e përdor për propagandën e vet
15 Shkurt, 10:42
-
Eduard Zaloshnja: Kur Berisha doli me epërsi ndaj Bashës në sondazhet e mia…
15 Shkurt, 10:24
-
'Shqipot e Greqisë dhe Italisë, dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit' Rama apel emigrantëve për t’u regjistruar! I nxit të kthehen: Korrupsioni po luftohet realisht
15 Shkurt, 09:02
-
Vota e diasporës, mbi 165 mijë aplikime nga emigrantët, KQZ miraton rreth 132 mijë kërkesa, refuzohen mbi 33 mijë
14 Shkurt, 21:33
-
'Aleanca e trekëndëshit kundër drejtësisë, Berisha çon militantët, Rama administratën', Basha: Qytetarët do t’i ndëshkojnë me votë më 11 maj
14 Shkurt, 17:18
-
Rama në Gjermani, merr pjesë në konferencën e Sigurisë në Mynih! Shqiptarja.com zbardh agjendën, takon 'mikun e shqiptarëve'
14 Shkurt, 16:40
-
Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Konstituohen 81 KZAZ në të gjithë vendin
14 Shkurt, 16:38
-
Emetohet eurobondi 650 mln euro! Rama: Shqipërisë po i besojnë të gjithë! Në 11 maj bufi i kënetës me zvarranikë e amfibë do mbeten në vaki shembullore elektorale
14 Shkurt, 16:26
-
Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Zelensky pas takimit me Vance: Tani, një paqe e vërtetë dhe e garantuar! Do të flas me Putinin vetëm me një plan të përbashkët SHBA-BE
14 Shkurt, 16:18
/Ju e dini kush e permbysi emrin e keq te vendit dhe ja u ngriti koken ne Itali,Greqi dhe gjetke,keshtu qe s'do t'a keni te veshtire per ke do te votoni.../!!! Jo nuk e dinim,mendojme qe eshte puna e sjellja jone dhe integriteti i brendshem qe na ngriti koken,por meqe ti e ditke me mire se sa ne,na e thuaj e mos u trego kaq modest! Modestia,sidomos ajo fallso dhe ambicia nuk shkojne bashke,z.kryeminister.
PërgjigjuDhe atyre qe iken ne gjermani ti jua ngrite koken .
PërgjigjuTi je zullum! Do kesh fundin e Ahmetit (Zogut) !
PërgjigjuDo votojm Partit e Reja Jo hajdutet qe perzuren 1 miljon Shqiptar
PërgjigjuMos e votoni as kete dhe as ata berisha dhe meta sepse keta ju kane ndjekur nga ky vend por nese doni vertet ndryshim votoni per partite e reja
PërgjigjuO KRYE. KRYE.KOKEN E KEMI NGRIT ME PUNE E DURIM DHE KURSIMET I DERGUAM NE SHQIPERIN TONE QE E SHKATRUAT JU DHE SALIU ...NA KENI RRJEPUR MOS PRISNI NGA NE VOTA PO THUAJ LIKES TE BEJ NJE VEND SE SALIU PER ARSYE MOSHE DO TIA KALOJ NE IZOLIM
Përgjigju