Enkelejd Alibeaj ka komentuar zgjedhjet e 14 majit, ndërsa thotë se 105 mijë vota për Partinë Demokratike janë një sinjal shumë i mirë. Alibeaj tha se Roland Bejko u gjend përballë një fushatë të vështirë, pasi ata u regjistruan në garë në limitet kohës, ndërsa sa shtoi se fondet e KQZ për fushatën ende nuk i janë alokuar PD-së.
“Unë refuzoi të nxjerr justifikime. Një fushatë 30 ditore. Nxorëm kandidatin z. Bejko deri në moment të fundit. Nuk është se ai kishte një ide, qoftë edhe të brishtë për kandiduar, por ai bëri një fushatë të denjë brenda 30 ditëve. Ajo që do mbetet në këtë fushatë, jo vetëm shifrat, patjetër që ato po. Por idetë, mbi të cilat do duhet të ngrihet e ardhmja e PD. 105 000 vota janë një sinjal i fortë për PD. Kemi patur dhe në situatë të tillë që mund ti merrnim, Mallakastër, Fier, Finiq, Dimal, Elbasan, Shkodër, Durrës.
Edhe sot të bllokuara janë fondet. (fondet e KQZ). Ajo pjesa e financimit të partive, që është pjesa më e madhe që ne duhet të shpenzonim, por nuk erdhi kurrë. Kuptoni sa vlerë ka për ne tani ai fond. Bejko dhe kandidatët e tjera patën vetëm fushatën derë më derë, pasi kemi patur problematikën. Ky ka qenë një nga TV që duhet t’ia njoh këtë kontribut në respekt të ligjit. Shfaqja e PD dhe kandidatëve tanë ishte 0 minuta. E kuptoj që këto ishin vështirësitë që ne patëm. Historia me sabotazhe, mund të ketë dhe keqkuptime. Situata për një fushatë dinjitoze, unë besoj se ja arritëm ta kishim të tillë. Vetëm ditën e fundit të regjistrimit, arritëm të regjistrohemi, më 27 mars. E kuptoni sa vështirësi kishte kjo situatë”, tha Alibeaj.
Lajmi kryesor: