Zgjedhjet e 14 majit, prezenca e OSBE-së takim me ndërkombëtarët dhe Celibashin

Zgjedhjet e 14 majit, prezenca e OSBE-së takim me ndërkombëtarët dhe Celibashin

Ilirjan Celibashi

Kur mbeten më pak se dy muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Guido De Sanctis, organizoi sot një takim me ambasadorët e shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri për të shkëmbyer informacion dhe për të bashkërenduar ndihmën dhe qëndrimet për zgjedhjet.

I ftuar në takim, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i njohu pjesëmarrësit me përgatitjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre. Ai falënderoi OSBE-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen e vijueshme për KQZ-në.

Ambasadori De Sanctis u ndal te gjetjet e raportit të Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vlerësimin e Nevojave për zgjedhjet e 14 majit, si edhe risolli në kujtesë rekomandimet nga raportet e mëparshme që mbeten për t’u përmbushur. Duke e konsideruar KQZ-në si një ndër partnerët afatgjatë më të afërt e të besuar, ai siguroi se mbështetja për këtë institucion do të vijojë.

Veprimtaria e sotme ishte një takim i veçantë i Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet, krijuar me nismën e Prezencës së OSBE-së, i cili mblidhet periodikisht për të shkëmbyer informacion dhe për të bashkërenduar qëndrimet.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar