Zgjedhjet e 18 qershorit, vendoset 
data e mbledhjeve të KZAZ-ve

Zgjedhjet e 18 qershorit, vendoset <br />data e mbledhjeve të KZAZ-ve
TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot ngritjen e 90 Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj e cila njoftoi dhe për datën e mbledhjeve të KZAZ-ve.
 
“Mbledhja e parë e KZAZ-ve, në të gjithë vendin, do të zhvillohet ditën e mërkurë dhe ditën e enjte, datë 5 dhe 6 Prill 2017, ora 10.00, në zyrat e KZAZ-ve në të gjithë vendin. Në datën 5 Prill do të konstituohen KZAZ-të e të gjithë vendit, ndërsa KZAZ-të e qarkut të Tiranës do të konstituohen në datën 6 prill”, tha Hoxhaj.
 
Gjithashtu KQZ bëri thirrje të gjithë anëtarëve dhe sekretarëve të emëruar mbi bazën e propozimeve të partive politike apo të emëruar kryesisht nga KQZ, që të jenë prezent në zyrat e KZAZ-vë ku janë të emëruar, për të realizuar mbledhjen e parë të KZAZ-ve sipas procedurave të Kodit Zgjedhor.
 
Sipas KQZ-së, zgjedhjet e 18 qershorit do të monitorohen përmes nëpunësve të Administratës së KQZ-së dhe Inspektorëve Rajonalë Zgjedhorë, të cilët do të jenë prezent gjatë zhvillimit të mbledhjeve të para të KZAZ-ve në të gjithë vendin.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg