Zgjedhjet e 18 qershorit, zhvillohen
mbledhjet e para të 64 KZAZ-ve

Zgjedhjet e 18 qershorit, zhvillohen<br />mbledhjet e para të 64 KZAZ-ve
TIRANE- Janë ngritur dhe zhvilluar mbledhjet e para të 64 KZAZ-ve në të gjithë vendin, ndërkohë konstituimi i KZAZ-ve të tjera do të vijojë dhe gjatë ditës së nesërme.

Kjo u bë e ditur nga një deklarata për mediat nga zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

“Ky proces u zhvillua dhe po ecën normalisht, konform të gjithë procedurave ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi. KQZ e ndoqi në dinamikë këtë moment të rëndësishëm të procesit zgjedhor të datës 18 qershor, përmes nëpunësve të Administratës së KQZ-së dhe Inspektorëve Rajonalë Zgjedhor, të cilët asistuan konstituimin dhe zhvillimin e mbledhjes së parë për çdo KZAZ”, tha Hoxhaj.

Sipas KQZ-së KZAZ-të e qarkut të Tiranës do të konstituohen të enjten, ndërsa i bëri thirrje të gjithë anëtarëve dhe sekretarëve të emëruar mbi bazën e propozimeve të partive politike apo të emëruar kryesisht nga KQZ, që të jenë prezent në zyrat e KZAZ-ve ku janë të emëruar, për të realizuar mbledhjen e parë të KZAZ-ve sipas procedurave të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, ditën e nesërme në orën 10.00, në zyrën e KZAZ-së, Kavajë, do të konstituohet Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 42, që do të administrojë procesin e zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë.

Pas mbledhjes së parë sipas procedurave ligjore, për anëtarët dhe sekretarin e kësaj KZAZ-je, do të zhvillohet sesioni i trajnimit nga KQZ.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg