Zgjedhjet e 21 Qershorit me Kod 
të ri, Nishani dekreton ndryshimet

Zgjedhjet e 21 Qershorit me Kod <br />të ri, Nishani dekreton ndryshimet
TIRANE- Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar dje ndryshimet që qeveria bëri në Kodin Zgjedhor, duke legjitimuar përfundimisht reformën territoriale. Ndryshimet që mazhoranca bëri në Kod, lidheshin kryesisht me ndryshimin e numrit të KZAZ-ve të cilat me vënien në zbatim të reformës territoriale, ndryshuan në të gjithë vendin.

Pavarësisht miratimit me 86 vota të këtij ligji në parlament, opozita njësoj siç bëri me reformën territoriale votoi kundra tij duke mos qenë dakort me ndryshimet e propozuara. Në ndryshimet e bëra në Kod, hiqet përfundimisht termi ‘komunë’ dhe ‘këshill komune’.

Gjithashtu në Kod, përcaktohet si parim detyrues konsultimi midis organeve të qeverisjes vendore dhe institucioneve qendrore për çdo projekt të cilat ato do të miratojnë. Specifika në Kod do të ketë për Bashkinë e Tiranës, listat e së cilës do t’i përgatisin drejtuesit e njësive vendore. Tirana do të ketë një KZAZ për çdo njësi vendore, përfshirë edhe nga njësitë e reja të cilat i janë shtuar kryeqytetit pas ndarje së re. Gjithashtu pjesë e ndryshimeve të bëra në Kodin Zgjedhor, është edhe pjesëmarrja e 50% e grave në listat për këshillat bashkiak.

Ky vendim erdhi si kërkesë e përbashkët e deputeteve të mazhorancës dhe opozitës dhe parashikon që në zgjedhjet vendore gjysma e kandidatëve në lista të jenë femra. Në të kundërt, KQZ do të bëjë refuzimin e listës së partive për Kandidatët e Këshillit vendor në rastet kur nuk përmbushet ky kriter.

Gjithashtu kreu i shtetit ka dekretuar edhe ligjin për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore. Krahas vendimit për reduktimin e komunave, është vendosur edhe për refuktimin e numrit të anëtarëve për këshillat bashkiake. Kështu bashkitë që kanë deri në 20 mijë banorë do të kenë një numër prej 15 anëtarë të Këshillit Bashkiak. Ndërkohë që bashki me mbi 400 mijë banorë do të kenë mbi 61 anëtarë. 

dekret kodi zgjedhor

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore