Zgjedhjet e 21 Qershorit, partitë
politike nga sot zyrtarisht në fushatë
Fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit ka nisur zyrtarisht nga dita e sotme sipas rregullave të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.
TIRANE - Fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit ka nisur zyrtarisht nga dita e sotme sipas rregullave të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.
Ndonëse prej gati dy muajsh partitë politike i kanë paraprirë asaj me aktivitete elektorale, neni 77, pika 1 e ligjit zgjedhor përcakton se “fushata fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para kësaj date”.
Duke iu referuar kësaj pike, më 20 qershor dhe gjatë gjithë ditës së dielë më 21 qershor, partitë dhe mediat duhet të respektojne atë që në ligj përcaktohet si “heshtje zgjedhore”.
Kodi elektoral i njeh të drejtën çdo subjekti zgjedhor që të bëjë propagandë zgjedhore në mënyrë të ligjshme, si takime, tubime, postera publikë, ndërkohë që ajo është e ndaluar të zhvillohet në institucione publike.
“Çdo afishim i materialeve propagandistike jashtë vendeve publike të autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet e zbatimit të ligjit, në varësi të njësisë qeverisjes vendore”, thuhet në nenin 79, pika 3, e kodit.
Gjatë fushatës zgjedhore, Radiotelevizioni Publik vë minutazh falas në dispozicion të partive politike të regjistruara në KQZ.
Respektimi i kohës televizive të fushatës së subjekteve zgjedhore në media do të monitorohet nga një bord i posaçëm i ngritur pranë KQZ-së, i cili në rast shkelje të minutazhit të parashikuar në ligj nga ana e operatorëve radiotelevizivë do të aplikojë masa ndëshkuese me gjobë, deri në bllokim të operatorit.
Në zgjedhjet për pushtetin lokal janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 63 subjekte zgjedhorë, 52 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione, një i spektrit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i cili përfshin 37 parti dhe një koalicion i spektrit të djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, që grupon 15 parti/ ATSH/
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
77.9%
-
Jo
17.3%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 226
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e Himarës, KQZ regjistron 11 parti politike! Celibashi: PD përfaqësohet nga Berisha! PS garon e vetme Tavon, opozita në koalicion për Gjikurinë
23 Korrik, 11:14
-
Zgjedhjet në Himarë/ 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote! KQZ miraton numrin e fletëve të votimit
20 Korrik, 13:00
-
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor: KQZ të paraqesë projektvendim të ri për afatet
17 Korrik, 14:55
-
PS padit KQZ në Apel: Të miratojnë menjëherë afatet për zgjedhjet në Himarë
15 Korrik, 09:58
-
Zgjedhjet në Himarë/ Celibashi nuk tërhiqet: Heqja e mandatit të Belerit, e drejtë! Vendimi i komisionit rregullator nuk pengon procesin
11 Korrik, 14:38
-
Opozita merr shumicën e komisionerëve të KZAZ në Himarë
11 Korrik, 14:00
-
Dekriminalizimi/ KQZ nis verifikimin e kryebashkiakut të PS në Malësisë së Madhe! PD e akuzon Tonin Marinaj për trafik droge në Itali
11 Korrik, 12:35
-
‘Zgjedhorja’ ambasadori i OSBE-së apel: Emigrantët të votojnë! PD-PS pranojnë dështimin e Reformës, fajësojnë njëra-tjetrën
9 Korrik, 10:23
-
Mero Baze: Pse PD është shqetësuar nga zgjedhjet e reja të 4 gushtit
5 Korrik, 21:03
-
Fatura e zgjedhjeve të 2025-ës më 'e kripur' se e 2021! Qeveria planifikon 20 mln euro, por KQZ kërkon 66 mln euro: Për teknologjinë, votim elektronik në 8 bashki
5 Korrik, 14:05
-
U dënua për blerje votash, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryetar i Himarës! Mbrojtja: Ta shkarkonte Rama! Dule: Vijojmë përballjen ligjore
5 Korrik, 10:02
-
Pas kërkesës së PD për verifikimin e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Prokuroria e Përgjithshme vihet në lëvizje! Letër KQZ
4 Korrik, 14:30