25 prilli/ Celibashi: Kemi kapacitetet për të verifikuar çdo kandidat! Të dhënat do publikohen online te faqja e KQZ! Kërkon ndihmën e qytetarëve

TIRANË- Në një kohë kur një pjesë e konsiderueshme e partive  dërgojnë listën e kandidatëve për deputet në KQZ, shumë afër mbarimit të afatit, kryemisioneri Ilirjan Celibashi tha se ky institucion ka të gjitha kapacitetet për të bërë verifikimin e tyre.

Ai bëri të ditur se në faqen zyrtare të KQZ, do të jetë një kategori ku do të publikohen të gjitha të dhënat për të gjithë kandidatët. Celibashi ka kërkuar një bashkëpunim me qytetarët, por edhe mediat, që në rast të një indicieje për një kandidat të caktuar të njoftojnë KQZ-në.

"Numri i rasteve për t'u verifikuar është më i vogël, në rast maksimal 140 kandidatë për 4-7 parti politike nuk besoj se do ketë më shumë se kaq dhe mendoj se KQZ i ka kapacitetet për të bërë verifikimet e para, pastaj ka verifikime të thelluara që kërkojnë angazhim të Prokurorisë dhe ndoshta dhe të zyrave ndërkombëtare. KQZ i ka kapacitetet edhe njerëzore dhe teknike, po ndërtojmë një sistem në kuadër të transparencës të bërjes publike të të gjithë të dhënave në faqen zyrtare, ftoj qytetarët, ose edhe juve si media që në momentin e parë të bëjnë publike rastet që kërkojnë vëmendje nga KQZ", tha ai.

Më herët, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u është drejtuar me një mesazh partive politike që të verifikojnë pastërtinë e figurës së kandidatëve të tyre.

"Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj - mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin", ka thënë më herët Kim.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb