TIRANË- Teksa na ndajnë disa ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, qytetarëve shqiptarë, një thirrje për pjesëmarrje u është adresuar edhe nga gazetarët e terrenit që mbulojnë sektorin e politikës dhe kronikës.
Përmes një mesazhi sensibilizues, gazetarët bëjnë thirrje që votuesit të shprehin vullnetin e tyre nëpërmjet votës për të zgjedhur qeverinë që do t'i përfaqësojë në 4 vitet e ardhshme, ndërsa politikës i bëjnë thirrje të kërkojë vetpërmbajtje.