KQZ ka regjistruar  për zgjedhjet e 25 prillit edhe 11 parti të tjera e tre kandidatë të pavarur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi në mbledhjen e sotme të pranonte kërkesën e këtyre partive për tu regjistruar në garën elektorale:

Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostoli

Partia e Çështjeve Shqiptare  Bujar Shurdhi

Partia Demokristiane e Shqipërisë e Nard Ndokës

Partia e Ballit Kombetar Demokrat Artur Roshit

Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar

Partia Lëvizja e Re

Partia Kristian Demokrate

Partia Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut

Partia Komuniste e Shqipërisë

LZHK e Dashamir Shehu

Po ashtu, vendosi të regjistrojë si kandidatë të pavarur Elton Debreshi në qarkun e Dibrës, Bojken Abazi në Tiranë dhe po ashtu në Tiranë edhe Dragua Cekën.

Disa ditë më parë, u regjistruan në KQZ dhjetë partitë e para, mes të cilave Partia Lëvizja për Ndryshim e Jozefian Topallit, Bindja Demokratike e Astrit Patozit, PDIU e Shpëtim Idrizit dhe 2 kandidatë të pavarur.

Kërkesën për tu regjistruar në zgjedhje e kanë derguar edhe 3 partitë më të mëdha në vend, PS, PD e LSI, ndërsa partitë politike kanë kohë deri më 14 shkurt  të paraqesin kërkesë për tu regjistruar. Ndërsa 24 shkurti është afati i fundit për regjistrimin e listave shumë emërore të partive.