Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Këshilli i Ministrave ka vendosur që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi të ruhet nga truproja dhe të ketë shofer personal, pra me gjithësej 2 nënoficerë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, të zhvilluar një ditë më parë, ku nënvizohet se ngarkohet Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Celibashi u zgjodh pak muaj më parë në krye të institucionit të përgatitjes së zgjedhjeve në Shqipëri.
VENDIMI I PLOTE
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.591, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE TË TJERA TË LARTA SHTETËRORE TË VENDIT, QË DO TË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 4, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pas shkronjës “ë”, të pikës 1, të vendimit nr.591, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet shkronja “f”, me këtë përmbajtje: “f) “Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve”, me truprojë – shofer, gjithsej, 2 nënoficerë”.
Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49%
-
Jo
47.4%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6821
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KAS rrëzon KQZ: Kuvendi të miratojë 'Paketën e maleve' e pr/ligjin për TVSH në Bujqësi! Celibashi pezullon ligjin për të burgosurit (DOKUMENTI)
19 Shkurt, 08:33
-
Vota e Diasporës/ Mbi 150 mijë emigrantë të regjistruar, 187 mijë kërkesa! Tirana kryeson shpërndarjen sipas qarqeve, ndiqet nga Fieri dhe Durrësi (TABELA)
18 Shkurt, 16:45
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Partitë regjistrohen më 25 shkurt, në prill nisen fletët drejt diasporës! Celibashi: S’kam detyrime të ndryshoj rregullat për ‘ID e huaja'
18 Shkurt, 11:24
-
Vota e diasporës/ 182 mijë aplikime, miratohen 142 mijë kërkesa! Refuzohen 34 mijë të tjera
17 Shkurt, 16:00
-
KQZ bllokoi ‘Paketën e Maleve’ e pr. ligjin për TVSH në Bujqësi, Kuvendi e ankimon në KAS: Vendim i padrejtë (DOKUMENTI)
17 Shkurt, 09:43
-
11 maji/ Regjistrohen mbi 133 mijë emigrantë për të votuar! Të hënën në Kuvend rikthehet për votim drafti
15 Shkurt, 16:06
-
Vota e diasporës, mbi 165 mijë aplikime nga emigrantët, KQZ miraton rreth 132 mijë kërkesa, refuzohen mbi 33 mijë
14 Shkurt, 21:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Konstituohen 81 KZAZ në të gjithë vendin
14 Shkurt, 16:38
-
Arben Qirezi: Bilanci i ri politik i krijuar më 9 shkurt, rruga përpara
14 Shkurt, 15:30
-
11 maji/ Aplikojnë 162 mijë emigrantë, miratohen 128 mijë! Refuzohen rreth 33 mijë, dhanë adresa të gabuara
13 Shkurt, 15:30
-
Zgjedhjet e 11 Majit, Dumani takohet me Celibashin: Bashkëpunim SPAK-KQZ për denoncimin, hetimin dhe luftën ndaj krimeve zgjedhore
13 Shkurt, 15:05
-
Presin dritën jeshile nga Kuvendi/ Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, diaspora zero lekë për postën, vota do numërohet nga komisionerë politikë! Rriten financimet e koha televizive në fushatë
13 Shkurt, 08:31