Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron raportin e OSBE-ODIHR-it se dokumentoi sipas tyre se zgjedhjet e 25 prillit u manipuluan.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, shprehet se ky proces ka rënë, pasi sipas raportit të OSBE-ODIHR-it, Partia Socialiste përdori administratën shtetërore, fondet e tërmetit dhe lidhjen me persona të inkriminuar për të orientuar votat dhe për të kërcënuar qytetarët. Braimllari tha se beteja për zgjedhje të lira vazhdon për largimin sa më parë të bandës në pushtet.
"Raporti final i OSBE-ODHIR, i vuri vulën masakrës zgjedhore të 25 prillit të shkaktuar nga qeveria., Raporti, vulos faktin që më 25 prill nuk pati zgjedhje, por një masakër zgjedhore të drejtuar drejtpërdrejtë nga Rilindja. Nga ky raport, u konfimua se më 25 prill: Vullneti i shqiptarëve u tjetërsua; Blerja masive e votave; Presion ndaj votuesve në favor të rilindjes; Keqpërdorimi i aseteve publik në avantazh të partisë në pushte; Rritjen e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale; Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet; Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën; Vjedhja e të dhënave private dhe personale nga partia në pushtet; Përdorimi i grupeve kriminale për të intimiduar votuesit; Ndryshimet kushtetuese të njëanshme në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Veneciasp.
Pra është e qartë që zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë. Më 25 prill nuk pati zgjedhje të lira dhe të ndershme por tjetërsim vullneti, ndërhyrje dhunshëm në proces në favor rilindjes. Ndaj, beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme është pa kompromis për të shpëtuar të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë nga një bandë në pushtet", tha Braimllari.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
93.1%
-
Jo
3.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 433
Lajme të tjera
-
Braimllari thirrje SPAK: Ndërprit pagesat për inceneratorin e Tiranës
18 Gusht, 13:27
-
PL denoncon: Dhënia me qira e Akuadromit në Tiranë tregon që Veliaj nuk lë hapësirë publike për qytetarët! Po përfaqëson interesin e oligarkëve
26 Korrik, 13:05
-
PL akuza Veliajt: SPAK ta hetojë për inceneratorin e Tiranës
21 Korrik, 11:44
-
Dosja për 700 mijë $ lobim të LSI-së në SHBA, Petrit Vasili në SPAK! Nënkryetari i PL-së: U përgjigja ca pyetjeve, pyesni Prokurorinë
21 Korrik, 10:33
-
U rrëzuan në kolegj, opozita me sytë nga SPAK për Kuçovën! PL: Heto krimin zgjedhor në bashkinë e Kuçovës
1 Korrik, 13:19
-
Nënkryetari i Partisë së Lirisë thirret në SPAK, Braimllari jep llogari për dosjen e lobimit të LSI në SHBA! Nga Uashingtoni erdhi përgjigja e letërporosisë
20 Prill, 10:45
-
Kërkesa për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha, Alibeaj: Shkelje e rëndë, është përdorur sigla dhe emri i PD-së në kufijtë veprës penale
15 Mars, 22:22
-
'Lufta' në PD/ Sula në Report Tv: ‘Armëpushim’ për '14 majin, pastaj le ta hanë vulën se na çmenden, Berishën do e gjykojë historia! Elezi: PD e ‘dekompozuar’ prej drejtuesve
7 Mars, 17:53
-
Vula e PD, Hoxha-Braimllari te '5 Pyetjet': Futemi në zgjedhje e fitojmë, Rama e ka kot! Oferta e Alibeaj? S’ka kandidatë! Kola: Berishës po i ikin njerëzit! Hitaj: Vota fragmentarizohet
6 Mars, 22:01
-
3/5 e votuesve të prillit 2021: Opozita dhe mediat e kanë ekzagjeruar çështjen McGonigal
1 Shkurt, 11:34
-
Mero Baze: Pse ‘Foltorja’ po detyrohet të bëj ‘sekondaret’?
18 Janar, 21:28
-
Shkodër/ Blinte vota për LSI në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Pukë, në pranga Vasil Shabani
15 Janar, 11:04