‘Zgjedhjet e 25 prillit ranë’, LSI reagon për raportin e OSBE/ODIHR-it: Vërtetoi manipulimin e zgjedhjeve

Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron raportin e OSBE-ODIHR-it se dokumentoi sipas tyre se zgjedhjet e 25 prillit u manipuluan.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, shprehet se ky proces ka rënë, pasi sipas raportit të OSBE-ODIHR-it, Partia Socialiste përdori administratën shtetërore, fondet e tërmetit dhe lidhjen me persona të inkriminuar për të orientuar votat dhe për të kërcënuar qytetarët. Braimllari tha se beteja për zgjedhje të lira vazhdon për largimin sa më parë të bandës në pushtet.

"Raporti final i OSBE-ODHIR, i vuri vulën masakrës zgjedhore të 25 prillit të shkaktuar nga qeveria., Raporti, vulos faktin që më 25 prill nuk pati zgjedhje, por një masakër zgjedhore të drejtuar drejtpërdrejtë nga Rilindja.  Nga ky raport, u konfimua se më 25 prill: Vullneti i shqiptarëve u tjetërsua; Blerja masive e votave; Presion ndaj votuesve në favor të rilindjes; Keqpërdorimi i aseteve publik në avantazh të partisë në pushte; Rritjen e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale; Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet; Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën; Vjedhja e të dhënave private dhe personale nga partia në pushtet; Përdorimi i grupeve kriminale për të intimiduar votuesit; Ndryshimet kushtetuese të njëanshme në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Veneciasp.

Pra është e qartë që zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë.  Më 25 prill nuk pati zgjedhje të lira dhe të ndershme por tjetërsim vullneti, ndërhyrje dhunshëm në proces në favor rilindjes. Ndaj, beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme është pa kompromis për të shpëtuar të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë nga një bandë në pushtet", tha Braimllari.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet