Reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë vlerësuar me nota pozitive zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në raportin e tyre, kanë vlerësuar se zgjedhjet e 25 prillit janë karakterizuar nga një votim i qetë dhe nga një fushatë e gjallë dhe gjithëpërfshirëse, falë një kornize ligjore që ndihmoi në sigurimin e respektimit të lirive themelore.
Në raportin e reporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës thuhet se korniza ligjore e zgjedhjeve përbën një bazë të përshtatshme për zhvillimin demokratik të zgjedhjeve.
"Ndryshimet e fundit në kornizën ligjore ofruan masa mbrojtëse shtesë dhe bazoheshin në një hapësirë të gjerë konsensusi politik; ndërsa një numër rekomandimesh të Komisionit të Venecias ODIHR u adresuan tek reforma, disa rekomandime mbeten të pazbatuara", thuhet në raport.
Reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës theksojnë se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore dhe se kjo administratë në të gjitha nivelet në përgjithësi gëzonte besimin e palëve të interesuara.
"Reformimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent. Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor", thuhet në raport.
Delegacioni i Asamblesë shprehu shqetësimin në lidhje me pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike të cilat ishin të përhapura gjatë fushatës.
"Një numër hetimesh u hapën për këtë, Prandaj, delegacioni i Asamblesë pret që autoritetet përkatëse shqiptare të marrin masat e duhura nga hetimet dhe të informohen për rezultatet në kohën e duhur" shkruhet ndër të tjera në raport.
Gjithashtu raporti nënvizon se liria themelore e tubimit ishte respektuar gjatë zgjedhjeve, subjektet elektorale mund të bënin fushata të lira, pavarësisht nga kufizimet e vendosura për shkak të Covid-19. Sipas tyre, ato çfarë nuk u respektuan nuk kishin të bënin me procesin.
“Masat parandaluese COVID-19 nuk ishin zbatuar mirë, dhe distancimi shoqëror jo gjithmonë i respektuar. Sekreti i votës u respektua. Mbipopullimi përfaqësonte një problem në disa qendra votimi të vizituara nga ekipet e PACE.
(Kliko këtu per Raportin e reporterëve të asablesë parlamentare të këshillit të Europes)
Kryetari i Partsë Socialsite për Tiranën, Ervin Bushati ka vlerësuar raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në ‘Facebook’, Bushati shkruan se Shqipëria ka marrë notë pozitive nga KE për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Bushati shkruan se raporti i ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit paqësore, të lira, të barabarta dhe në përputhje me standardet.
Ndër të tjera kreu i PS shkruan se sipas raportit votimi ishte i qetë dhe demokratik, KQZ ishte e miërorganizuar dhe transparente si edhe zbatimi i pajisjeve për votimin dhe identifikim elektronik forcuan besimin në procesin zgjedhor.
“Zgjedhjet e 25 prillit: Notë Pozitive nga Reporterët e KiE! Zhvillim përpara Demokratik në kohën e duhur.
Thirrje për pranimin në bisedimet me EU nga deputetë të grupimeve të ndryshme politike
Raporti i përbashkët dhe votuar nga Këshilli i Evropës, OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit vlerëson:
1-Votimi ishte i qetë, i sigurtë dhe korniza ligjore siguron respektimin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike.
2-Reformimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent.
3-Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor.
4-Ecuria e fushatës, votimit dhe numërimit treguan se këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë pas peridhës së tranzicionit.
5-Përfaqësimi gjinor u vlerësua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe prioritare: 35% e Kuvendit do të jenë gra.
Raporti thekson se Qeveria Shqiptare përmbushi angazhimet e saj në mbajtjen e zgjedhjeve:
-Paqësore
-Të barabarta
-Të lira dhe të ndershme, në përputhje me standardet e përparuara.
Bashkë krenarë me kolegët Klotilda Ferhati, Eglantina Gjermeni dhe Arlind Cacani”, shkruan Bushati.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se “zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri marrin vlerësim tejet pozitiv nga reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mbështet gjithashtu përmes deputetëve të vendeve anëtare të BE-së mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri”.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se “raporti i PACE vlerëson se votimi ishte i qetë, i sigurt dhe korniza ligjore siguron respektin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike.
"Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri marrin vlerësim tejet pozitiv nga reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mbështet gjithashtu përmes deputetëve të vendeve anëtare të BE mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare BE-Shqipëri.
Raporti i PACE vlerëson se:
Votimi ishte i qetë, i sigurt dhe korniza ligjore siguron respektin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike.
Reformimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent.
Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor.
Ecuria e fushatës, votimit dhe numërimit treguan se këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë pas peridhës së tranzicionit.
Përfaqësimi gjinor u vlerësua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe prioritare: 35% e Kuvendit do të jenë gra.
Raporti thekson se Qeveria Shqiptare PËRMBUSHI angazhimet e saj në mbajtjen e zgjedhjeve:
Paqësore
Të barabarta
Të lira dhe të ndershme, në përputhje me standardet e përparuara., shkruan Balla.