Zgjedhjet e 30 qershorit/ Majko: Opozita të kthejë kokën mbrapa, vjedhja e votave nuk filloi këto vite

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Majko: Opozita të kthejë kokën mbrapa, vjedhja e votave nuk filloi këto vite

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i pranishëm në fushatën elektorale për Bashkinë e Tiranës në mbështetje të Erion Veliaj ka komentuar fenomenin e vjedhjes së votave.

Nga Njësinë nr.5, Majko, teksa i drejtohej opozitës, tha se është mirë që të “kthejmë nga njëherë kokën prapa”, për ta kuptuar se kur ka nisur fenomeni i vjedhjes së votave.

Majko ka sjellë në vëmendje zgjedhjet e ’96, duke rikujtuar  se PS mori pjesë në zgjedhje, ndonëse ishin në mëdyshje nëse do t'i ruanin dot votat.

Më pas Majko vlerësoi se Njësia 5 ka pësuar transformimin më të madh në gjithë këto vite tranzicion dhe kjo falë punës së kryer nga kryebashkiaku Veliaj.

Ndaj, theksoi ai, edhe në zgjedhjet e 30 qershorit banorët e kësaj njësie do të votojnë në masë për punën e bërë në lagjet e tyre dhe përmirësimin e kushteve të jetës.

Kam një falenderim të veçantë për të gjithë ju sot këtu, të cilët përfaqësoni shpirtin e jashtëzakonshëm të Njësisë 5. Por në veçanti për gjithë atë masë të madhe njerëzish të cilët mitingun e vërtetë të Njësisë 5 e bëjnë të kutia e votimit, ditën e votimit, dhe ndaj jam i bindur që në 30 qershor, pa asnjë lloj presioni, të bindur dhe pa frikë ne do të shkojmë të ushtrojmë të drejtën tonë themelore, kushtetuese, të drejtën e votës. Në njësinë 5 ai që ka sy të shikojë, e jo vetëm veshë të dëgjojë, arrin të shohë sesi kanë ndyrshuar gjërat në këto 4 vite. Janë rregullur rrugë, janë transformuar blloqe banimi, ka ndryshuar cilësia e jetës. Dhe ky është thelbi me të cilin duhet të merret politika me popullin e vet. Kjo është dhe mbetet realiteti i vërtetë i ndryshimit të qeverisjes së PS, sepse ajo matet me ndryshimin e cilësisë së jetës. Përpara 4 vitesh, ky park olimpik thuajse nuk ekzistonte. Quhej park, por nuk ishte i tillë. Sot secili që vjen e sheh ndryshim. Prej qeverisjes qendore dhe lokale i kthyem atë që merionte njësisë 5, që nuk e ka braktisur PS as në ditë të vshtira. Ndaj ndihem krenar, bashkë me miqtë dhe shokët që kemi punuar në këto 5 vite. Dhe po kështu komunitetin e Njësisë 5. Ajo që flet vetë është ndryshimi i Njëisë 5. Unë e di që kur shikoni Erioni nëpër njësi i thonë këtu është baza, këtu është zemra, por nuk besoj se ka parë në ndonjë vend, një pjesë marrje si kjo e jona”, tha Majko. 

Ai ka ftuar të gjithë banorët e kësaj njësie të votojnë në 30 qershor, pasi Bashkia e Tiranës nuk ka qeverisur qytetin vetëm për socialistët, por edhe për demokratët. Sipas tij, Veliaj është kryetar i bashkisë që flet me punë, pasi premtimet e bëra në 2015 sot i ka bërë realitet.

Ndaj ftesa është që për 30 qershor ejani votoni. E dimë situatën, e dimë traumën, por ky është një vendim i marrë nga ata. Nuk e kemi marrë ne. Ata që kanë kujtesë e dinë se pas zgjedhjve të ’96, në morëm pjesë në zgjedhje, dhe na behej pyetja a do i ruani votat, a do ua vjedhin prapë votën. Është mirë të kthjemë nga njëherë kokën prapa, për ata që tundin shaminë e Dezdemonës. Historia e vjedhjes ë votës nuk ka fillaur këto vite, as historia e të fortëve. Madje po t’i gërvishtës nga pak, karrierën politike nuk e kanë filluar aty. Ndaj në datë 30 i ftojmë të vojnë për këshilltarët tanë, për Erion Vleiaj si një përfaqësues i një komuniteti i cili tha që do e bëj dhe e bëri. Kaq e thjeshtë është sot mënyra e të bërit të politikës. Do e bëj, dhe e bëri”, tha Majko.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kometa 001: 23/06/2019 12:35

    Majko eshte politikan i llastuar, pa forme e permbajtje. Perpiqet te beje babaxhanin e diplomatin, por eshte totalisht siperfaqesore dhe aktron shume dobet. Edhe ky ka "gjysem te vertetat" e tij.

    Përgjigju
  • Alb: 22/06/2019 19:23

    Shyqyr qe e pranoni te pakten!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg