Zgjedhjet e 6 marsit, Kulluri në Report Tv: PD nuk fiton as e bashkuar dhe jo më e ndarë! Basha thotë që do mundi rithemelimin, Ramën, Kinën e Rusinë, por është në minorancë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri tha për Report Tv se PD nuk do të kishte mundësi të fitonte zgjedhjet e pjesshme vendore as e bashkuar dhe jo më tani që është e përçarë. Ai shtoi se Grupi i Rithemelimit ka një mundësi të vogël farë të fitojë në Shkodër, ndërsa mazhoranca është më e favorizuar në të gjitha bashkitë.

“Është vijim i gjithë situatës kaotike në opozitë. Tani është e qartë se do të kemi dy kampe opozitare më 6 mars, me siguri edhe pas 6 marsit. Jemi në një periudhë ku Basha dhe Berisha janë “kap ça të kapësh”. Çështja është se opozita do të hyjë e përçarë në zgjedhje dhe kur ti hynë i përçarë me dy palë, dhe perceptimi i publikuar bie, kjo sigurisht ka edhe një kosto elektorale. Përveç Shkodrës që mund të ketë ndonjë mundësi të vogël për fitore nga Rithemelimi, pjesa tjetër nuk ka asnjë shanse për fitore. Situata është e tillë që PD me gjithë problematikat deri në 25 prill, edhe e bashkuar dhe nuk fitoi Imagjinoni tani që janë të ndarë. Basha pavarësisht se s’ka mbështetje në PD, mund t’i prishi punë rithemelimit. Në këto zgjedhje nuk do të ketë zgjedhje për Këshillat Bashkiak dhe kjo është penalizuese sërish për opozitën. Fatkeqësisht jemi në të njëjtën pozitë, Rama fiton qyl zgjedhjet.”, tha ai.

Duke folur në “ Sot Live në Shqipëri” me gazetari Andi Kapxhiu, Kulluri tha me tone ironike se Basha pretendon se mund të mundi çdo “kundërshtar” politik, por në fakt është në minorancë.

"Basha e ka një zgjedhje, të propozojë Alibeajnë në të 6 bashkitë. Sot në PD një njeri drejton 4 degë dhe ka 5 funksione në Bashki, nuk ka mbetur gjë serioze për të folur më në kampin e Bashës. Ai thotë do mundi kritiket në PD, rithemelimin, LSI, Edi Ramën, Kinë dhe Rusinë. Basha është në minorancë nuk do të marrë as 30%  të votave.", u shpreh Kulluri.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha se këto lëvizje të përcara të PD janë personale dhe jo politike. Si pasojë sipas tij, nuk mund të përkthehen në vota dhe zgjedhje politike.

“Nuk kam pritur gjë nga aktorët që po zhvillojnë këtë betejë. Për fat të keq dhe të mirë ajo pjesë që nuk e ndjen veten të përfaqësuar po rritet gjithnjë. 6 marsi do t’i nxjerri palët edhe më të dëmtuara. Zgjedhjet politike vijnë nga lëvizje politike, jo nga ato personale.”, u shpreh ai.

Kulluri tha se “ata që kanë shkatërruar PD duhet të largohen”, duke nënkuptuar Lulzim Bashën.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve