Zgjedhjet e Dibrës, KQZ: Partitë
të sjellin komisionerët për trajnime

Zgjedhjet e Dibrës, KQZ: Partitë<br />të sjellin komisionerët për trajnime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të detyrimeve për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Dibër, të datës 11 shtator 2016, do të kryejë sesione trajnimi për anëtarët e 118 Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe 16 Grupeve të Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.19.

Sesionet e trajnimit të anëtarëve të Komisionerëve të QV-ve do të zhvillohen në datat 7-9 shtator 2016, në Bashkinë Peshkopi dhe në 10 njësi administrative, në ambientet e shkollave, të vëna në dispozicion nga DAR Dibër.

Oraret e sesioneve të trajnimit janë; paraditë pra 09.00- 13.00, dhe pasdite nga ora 14.00- 18.00. Zhvillimi i sesioneve të trajnimit disa ditë para ditës së zgjedhjeve, dhe përzgjedhja e fshatrave-qendër për njësitë administrative të largëta, synojnë efektshmërinë e trajnimit të komisionerëve dhe shmangien e pengesave për pjesëmarrje.

Në funksion të mbarëvajtjes të proçesit zgjedhor, ku padyshim profesionalizmi i komisionerëve zgjedhorë është i një rëndësie të veçantë, dhe detyrim ligjor, KQZ i kërkon partive politike të kryejë njoftimet për burimet njerëzore të emëruar sipas propozimeve të tyre për komisionerë të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe anëtarë të Grupeve të Numërimit të Votave, për të marrë pjesë në trajnim në respektim të përcaktimeve të skemës së trajnimit, e cila i’u është dërguar edhe në rrugë zyrtare.

Skema e trajnimit do të jetë jetë e publikuar edhe në faqen zyrtare te internetit të KQZ-së.

Trajnimi i Grupve të Numërimit të Votave do të bëhet ditën e shtunë, datë 10 Shtator, në ambientet e Shkollës së Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti”, Peshkopi, në oraret 9:00-13:00, dhe 14:30-18:00.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?