Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka deklaruar se së bashku me zgjedhjet lokale, vitin e ardhshëm duhet të zhvillohen edhe zgjedhje të parakohshme.
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste dhe njëherazi aleat i Bashës, Agron Duka nuk është i këtij mendimi.
Duke folur nga studio e emisionit “Repolitix”, Duka është shprehur se zgjedhjet e parakohshme nuk mund të bëhen pa u bërë fillimisht reforma zgjedhore, për të cilën koha nuk premton.
“Zgjedhjet e parakohshme në Shqipëri kanë ndodhur shumë rrallë, kur ka pas probleme ekonomike dhe skandale të mëdha. Sipas opozitës, kjo situatë konsiderohet skandaloze. Por nuk mund të hyhet në zgjedhje pa rregulluar kodin zgjedhor. Këtu ka një pikëpyetje shumë të madhe, sepse edhe koha është e pamjaftueshme për kodin zgjedhor. Por edhe nëse arrihet konsensusi për zgjedhje të parakohshme, është e pamundur të bëhet në qershor. Ky sistem zgjedhor është i deformuar pasi vota kamuflohet nëpërmjet partive politike”, tha Duka.
Lajmi kryesor: