TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka shpallur ende kandidatët fitues të zgjedhjeve për kryetar në dy komuna të vendit, Dardhas të Pogradecit dhe Rrethina të Shkodrës, por të dhënat zyrtare të dy KZAZ-ve nxjerrin fitues kandidatët e majtë: Genti Hamollarin e aleancës PS-LSI në Dardhas me 726 vota më shumë dhe Luan Harushën e PS-së në Rrethinat të Shkodrës me 3009 vota më shumë.
KQZ-ja raportoi në orën 9:15 se "në orët e para të ditës së sotme, ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit në dy komunat Dardhas dhe Rrethinat ku u zhvilluan zgjedhjet për kryetar.
Procesi i numërimit të votave ka qenë i pandërprerë çka solli përfundimin procesit brenda një kohë të shkurtër, në mënyrë korrekte dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Sipas informacioneve të marra nga vendet e Numërimit të Votave rezulton:
në komunën Dardhas të qarkut Korçë, kandidati Gentian Mustafa Pere ka marrë 412 vota, ndërsa kandidati Genci Arefi Hamollari ka marrë 1138 vota;
në komunën Rrethina në qarkun Shkodër, kandidati Luan Halit Harusha ka marrë 4411 vota, ndërsa kandidati Ridvan Qazim Guri ka marrë 1402 vota.
Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, KZAZ-të përkatëse kanë miratuar me vendim tabelën përmbledhëse të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme, duke shpallur dhe kandidatin fitues për secilën komunë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,"- u tha në fund të deklaratës së institucionit,- "tashmë është në pritje të ardhjes së dokumentacionit zyrtar dhe kutive të votimit e materialeve zgjedhore nga dy KZAZ-të; ndërkohë, procesin e votimit e konsideron si të realizuar me sukses."
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.4%
-
Jo
41.1%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5605
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40