TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar dhe shpallur fituesit e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Komunën Dardhas në Pogradec dhe Rrethinat në Shkodër. Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ-ja ka shqyrtuar dhe miratuar me 4 vota, shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme, për Kryetarin e Komunës Dardhas, Qarku Korçë, të datës 1 Shtator 2013.
KQZ vendosi të shpallë rezultatin e zgjedhjeve për Kryetarin e Komunës Dardhas, qarku Korçë, duke shpallur fitues Genci Hamollari, kandidat i propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE)”.
Gjithashtu KQZ-ja ka miratuar edhe shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme, për Kryetarin e Komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, të datës 1 Shtator 2013. KQZ vendosi të shpallë rezultatin e zgjedhjeve për Kryetarin e Komunës Rrethina, qarku Shkodër, duke shpallur fitues Luan Harusha, kandidat i propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE).
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com