Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako do të jetë kandidatja e PS për kryetare në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në këtë bashki. Vendimi u mor sot pas mbledhjes së kryesisë së PS-së në Durrës, një ditë pas dekretimit të 6 marsit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në 6 bashkitë e vendit.  

Ndërkohë mësohet se Lulzim Basha do të hyjë në garë me Luan Hotin, aktualisht kryetar i PD dega Durrës. Nga ana tjetër, Berisha do të ketë kandidat për Kryetar Bashkie në Durrës Ardian Mukën.

Prej 2 vite e gjysmë Bashkia e Durrësit nuk ka një kryetare të zgjedhur nga vota e qytetarëve, por nënkryetarë të cilët janë komanduar në postin e kryetarit të Bashkisë. Ish-kryebashkiajka Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, për shkak të një deklarate, ndërsa në vend të saj u komandua Zhyljen Varfaj. Por edhe ky i fundit u dorëhoq, dhe në vend të tij u komandua Emirhona Sako.

Ndërkohë në Bashkinë Shkodër, burime për Report Tv  konfirmojnë se socialistët do të garojnë me prefekten e qarkut, Majlinda Angoni. Aktualisht Shkodra drejtohet nga kryetarja në detyrë, Voltana Ademi, e vetmja bashki që drejtohet ende nga demokratët. Ndërsa në Lushnje socialistët kanë propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefën, aktualisht është kryetare e komanduar në këtë bashki.

Një ditë më parë Komisioni i Rithemelimit zbuloi 3 kandidatët e mundshëm për Bashkinë Lushnje të cilët janë Arben Zjami, Daniel Shandro dhe Nevila Bami.

Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përkatësisht në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë dhe Dibër.

 

Tre kandidatët për bashkinë e Durrësit​​​​​​

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:13
Zgjedhjet e pjesshme, Eriselda Sefa kandidatja e PS-së për bashkinë e Lushnjës

1642767798_1642767302EriseldaSefa1068x600.jpg

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, burime për Report Tv bëjnë me dije se Partia Socialiste ka propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefën. Aktualisht Eriselda Sefa është kryetare e komanduar në këtë bashki.

Ora 11:15
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Majlinda Angoni kandidatja e PS-së për bashkinë e Shkodrës

Burime për Report Tv bëjnë me dije Partia Socialiste ka propozuar si kandidate në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit për bashkinë e Shkodrës, Majlinda Angonin. Aktualisht Angoni është në krye të prefekturës së Shkodrës prej shtatorit 2020. Ndërsa bashkia e Shkodrës është e vetmja bashki që drejtohet nga demokratët.