Zgjedhjet e pjesshme, Mediu në Report Tv: Opozita të bashkohet për 6 marsin! Përplasjet në selinë blu në favor të qeverisë! Duhen zgjedhje brenda PD

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një lidhje me 'Skype' për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, deklaroi se nuk janë bërë pjesë e ndarjes së opozitës. Mediu tha se i ka kërkuar degëve dhe strukturave të Partisë Republikane që të mbështesin kandidatin më të mirë për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

“Partia Rebulikane, në Shkodër, Durrës dhe Dibër ka 30 vite që punon me Partinë Demokratike dhe i njohin cilësitë e kandidatëve. Çdo tendencë për të imponuar për shkak të ndarjes besoj që do ndante subjektin politik Partia Republikane apo dhe të tjera që do ishte e disfavorshme për një rezultat pozitiv. Duke qenë të ndarë, shanset për të fituar zgjedhjet janë minimale. Lufta e përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës, është interesi ynë, në nivel lokal dhe qendror kërkuam bashkëpunim opozitar me një kandidat të vetëm. Zgjedhjet të hapura paraprake ku partitë e opozitës propozojnë kandidatët e tyre, të zgjidhet më i miri për të fituar zgjedhjet”-tha Mediu.

Mediu tha se diskutimi i parë është bërë me Komisionin e Rithemelimit, dhe me Enkelejd Alibeajn, i cili është i deleguar nga Basha.

“Kam parashtruar që opozita duhet të jetë së bashku. Çdo ndarje krijon një precedent jo pozitiv.”-deklaroi Mediu.

Teksa u pyet për situatën brenda selisë blu, Mediu theksoi se pavarësisht debateve, demokratët e Shkdorës, Durrësit apo dhe të tjerët, kërkojnë t’i fitojnë këto zgjedhje të pjesshme.

“Vlerësoj kandidatët që kanë marrë për sipër sfidën. Në këto 8 vite, asnjë nga këta nuk është i tepërt apo i pavlefshëm.”-tha Mediu.

Për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, mes LSI, Sali Berishës dhe Nard Ndokës, Fatmir Mediu deklaroi se ajo që do çmohet, është që të ishin të gjithë bashkë.

“Kemi pasur ndarje të tilla, por për një interes madhor për vendin, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, kemi tejkaluar ndarjet personale. Janë të gjitha mundësitë, nuk do marr qëndrim-raport për njërën apo tjetrën. Opozita duhet të jetë një. Nga logjika e propozimeve të palëve të ndryshme, rruga që bashkon opozitën është krijimi i një konfederate të organizuar në nivel vendimmarrës në bazë të peshës elektorale.”-theksoi Mediu.

Për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Mediu deklaroi se kandidatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’ nuk janë të LSI dhe demokristianëve, por kandidatë që kanë qenë pjesë aktive e Partisë Demokratike.

“Koalicionet krijohen për të maksimalizuar votën. Nuk i them dot njerëzve në Partinë Rebulikane se kush është më i vlefshëm. Drejtuesit e PR, Lushnjës, Shkdorës, Dibrës, Vorës, Rrogozhinës dhe Durrësit, kanë bindjen që do diskutojnë me strukturat e partisë për kandidatin më favorit.”-deklaroi Mediu.

Pavarësisht debateve që zhvillohen, Mediu tha se ka folur me kandidatët pavarësisht kush i ka propozuar, që në element të fundit të shkojnë tek unifikimi i kandidatit më favorit.

“Nuk jam bërë dhe nuk bëhem pjesë e ndarjes. Nga 1997 e mbrapa, kam qenë me idenë e një opozite të bashkuar. Kam pasur dhe kam këtë bindje. E vetmja mënyrë për tu përballur me këtë qeverisje, siç e quan Basha e Berisha, duhet të jemi bashkë. Nuk ma lejon analiza elektorale që të shfaqem ndryshe. A kemi muskuj të përballemi me këtë qeveri. Muskujt ndaj njëri-tjetrin i japin avantazhe qeverisë.”-deklaroi Mediu.

I pyetur se kush i fiton zgjedhjet e 6 marsit, Mediu tha se Partia Socialiste po luan me kandidatë thuajse të panjohur, ndërsa ata të opozitës kanë një qasje më politike dhe publike.

“Do ishte një shans i mirë. S’kam asnjë lloj ideje përfundimtare. E vlefshme është që kandidatët e opozitës të arrijnë në një përfundim se kush është më favoriti për të mbështetur njëri-tjetrin në interes të fitim të zgjedhjeve.”-tha Mediu.

Nëse do takohet me strukturat që të bëjë fushatë, tha se e ka nisur atë.

“Me përfaqësuesit e këtyre bashkive, ata vetë do mbështesin atë që është më favorit. Nuk do bëhen pjesë e shtabeve elktorale, do mbajnë qëndrim të unifikuar.”-deklaroi Mediu.

Ndërsa për bashkëpunimin që Partia Rebulikane ka pasur me Lulzim Bashën dhe LSI, që ishin aleate, Mediu është i mendimit që të gjithë duhet të ulen së bashku për të analizuar atë që kanë bërë në të shkuarën, për të reflektuar mbi to.

“Përpara se t’i drejtojmë gishtin njëri-tjetrin, duhet të diskutojnë. Për mua është absurde që sot jemi miq, nesër armiq. Miqësia dhe armiqësia në politikë, kanë diçka nga mbrapa, që është më tepër e rëndësishme, interesi për të bashkuar opozitarët. Duhet të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme”-tha Mediu.

Mediu deklaroi se për krizën e opozitës, sa më shpejt të marrë fund kjo situatë, do jetë më mirë për Shqipërinë. Nëse mund të gjendet një pikë e përbashkët mes Berishës dhe Bashës për të zgjidhur krizën në kampin blu, Mediu është i mendimit se ka ende hapësirë për të gjetur një zgjidhje.

“Çështja është a kemi mundësi të gjejmë rrugët e kombinimit për të rritur efektivitetin elektoral. Shumë gjëra dalin që i kemi diskutuar me dyer të mbyllura. Duhet të kemi një platformë sa më transparente. Të bashkohen vlerat demokratike të të gjithëve së bashku. Nëse abstragojmë nga emrat, zgjidhjet janë. Nuk është çështje Berisha po Basha, por forcës së Partisë Demokratike. Demokratët dinë të vlerësojnë raportet me SHBA, ato të brendshme politike dhe atyre u duhet adresuar e drejta për të zgjedhur kush duhet të qeverisë PD-në dhe opozitën shqiptare. Do vijë një moment për të zgjedhur lidershipin. Në një moment të jashtëzakonshëm duhet gjetur një zgjidhje, një marrëveshje e përbashkët.”-tha Mediu.

Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përkatësisht në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë dhe Dibër.  

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 07/02/2022 23:48

    Ueee qenka gjalle Fatmit Fara i Gerdecit. Ku ka qene gjithe keto kohe??? Po SPAKU ka bere ndonje kerkese ne parlament per arrestimin e koordinatorit dhe perfaqesuesit te mafies se Fierit ne parlament? Apo ce do thuaji!! Sa te kete kunatin cornuto kryetar te KQZ nuk e le Rama te veprohet. Turp per kete vend dhe turp per kombin.

    Përgjigju
  • Gerdeci: 07/02/2022 18:05

    Fatja me struktura pa struktura o burra se na shpetoje shu....

    Përgjigju
    • O tej: 07/02/2022 18:31

      Fatja nje topmuti eshte ashtu si LSI e PD

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë