Zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë
KQZ regjistron subjektet pjesëmarrëse

Zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë<br />KQZ regjistron subjektet pjesëmarrëse
Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e sotme ka vendosur të regjistrojë si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, të datës 20 nëntor 2016 16 parti, ndërsa Partia Balli Kombëtar Demokrat do rë regjistrohet në mbledhjen e ardhshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e  ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projekt-vendimet:

“Për emërimin e anëtarëve dhe sekretarit të KZAZ-së, nr. 73, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, qarku Korçë, të datës 20 nëntor 2016”.

“Për ngritjen dhe thirrjen e mbledhjes së parë të anëtarëve të KZAZ-nr.73, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, qarku Korçë, të datës 20 nëntor 2016.

“Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, të datës 20 nëntor 2016”.

“Për regjistrimin e partive politike si subjekt zgjedhor në KQZ, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin  e Bashkisë Kolonjë, të datës 20 nëntor 2016”.KQZ vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore:
Partia “Fryma e Re Demokratike”
Partia Konservatore
Partia Demokracia e Re Europiane
Partia Popullore Kristian Demokrate e Shqipërisë
Partia Aleanca Demokristiane
Partia “Lëvizja Socialiste për Integrim”
Partia Demokratike e Shqipërisë
Partia Uniteti Kombëtar
Partia Agrare Ambjentaliste
Partia Socialiste e Vërtetë 91
Partia “Lëvizja për ZhvillimKombëtar”
Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”
Partia Bashkimi Demokrat
Partia Kristian Demokrate
Partia Republikane e Shqipërisë
Partia Forca Albania

Reedaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!