Mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi nuk morën pjesë dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
Kryetarja e këtij komisioni tha se dy përfaqësuesit e PD-së kërkuan shtyrjen për ditën e hënë në orën 17:00. Sipas saj, ata kërkuan shtyrjen për dy arsye; për shkak të situatës ligjore dhe sepse kërkojnë më tepër kohë të studiojnë 4 projekt-aktet.
Për këtë arsye ata nuk u paraqitën në mbledhjen e sotme, duke bërë që të dështonte për mungesë kuorumi, pasi ishin të pranishëm vetëm 3 anëtarë.
Sipas draftit të publikuar më herët, parashikohet që fushata zgjedhore të nisë më 1 nëntor, ndërsa kandidatët duhet të regjistrohen brenda datës 19 tetor.
Më 9 nëntor janë dekretuar zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit; Tiranë, Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë.
Komente











