Zgjedhjet e pjesshme në Dibër
KQZ nis administrimin e procesit

Zgjedhjet e pjesshme në Dibër<br />KQZ nis administrimin e procesit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur zyrtarisht procesin e administrimit të zgjedhjeve të pjesshme në bashkinë e Dibrës, me votë unanime trupa e KQZ vendosi për afatet procedurale. Sipas vendimit të KQZ partitë politike kanë të drejtë të paraqesin propozimet për KZAZ deri me datën 10 gusht, ndërsa anëtarët e qendrave të votimit jo më vonë se data 22 gusht.
 
Po ashtu u vendos që partitë politike, të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në Grupin e Numërimit të Votave, t’i depozitojnë ato në KZAZ jo më vonë së me datën 30 gusht. Në listën e vendimeve të KQZ për procesin elektoral në Dibër u përcaktua që partitë politike të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhorë për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Dibër, jo më vonë se data 11 gusht 2013, ndërsa koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin kërkesën jo më vonë se data 15 gusht, po i njëjti afat është edhe për kandidatë të propozuar nga zgjedhësit. Ndërkaq dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ jo më vonë se data 19 gusht 2016. 

Përveç administrimit të procesit elektoral në Dibër KQZ vendosi rrëzimin dy kërkesave për referendum të një grupi nismëtarësh në bashkinë e Tiranës për disa çështje në lidhje me zonat e mbrojtura të Bashkisë Tiranë”. Si dhe në lidhje me lejet e zhvillimit dhe ndërtimit në territorin e Bashkisë Tiranë. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?