Kryeministri Edi Rama, teksa po flet me kandidatët socialistë për 5 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të dielën, ironizoi edhe PD-në duke thënë se nuk di se kujt do t’ia lërë hallin në derë, referuar faktit se ajo po mbështet kandidatë të pavarur. 

Pjesë nga biseda:

Bruna Mersini: PD ia dha firmat Dionisit (kandidatit të pavarur). Ndodhin këto. Ata nuk bëjnë fushatë se thonë se ne e mbështetëm por nuk është e PD. Dmth një i pavarur që nuk është as i varur.

Edi Rama: Hall i madh që një parti ka siklet t'i vërë fytyrën e vet një sfide dhe përdor fytyrat e të tjerëve dhe ndërkohë që këta që ia japin fytyrën borxh kësaj partie dhe bëjnë sikur janë të pavarur dhe ata bëjnë që sikur e mbështesin. 

Ervin Ceca: Në Berat pak a shumë e njëjta historii. Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, zotëri që është larguar prej 30 vitesh nga qyteti, jeton këtu në Tiranë. Ka kandiduar edhe herë të tjera si i pavarur.

Edi Rama: E mbështesin këta.

Ervin Ceca: E mbështesin në thonjëza. Por është shumë larg asaj, nuk ka lidhje me qytetin.

Edi Rama: Halli i PD është, ndjesë pastë, është kujt t’ia lëmë humbjen në derë.


Lajmi kryesor:

Të dielën zgjedhjet e pjesshme, Rama në ‘Flasim’: PD në hall kujt t'ia lërë humbjen në derë! Kandidatët e PS: Fitore të thellë