Zgjedhjet e pjesshme vendore, KQZ miraton renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për 6 bashkitë

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për 6 bashkitë që do të futen në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, KQZ miratoi modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga Grupi i Numërimit dhe Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve.

Sakaq, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi nuk ka regjistruar kandidatin për bashkinë Durrës, Jonid Nano të propozuar nga partia Lëvizja e Re. Celibashi tha se Nano nuk mund të regjistrohet pasi pas verifikimit të dokumentacioneve të dorëzuara rezultoi se partia Lëvizja e Re nuk ka një mandat në Këshillin Bashkiak Durrës, kriter ky i nevojshëm për të gjitha partitë joparlamentare që propozojnë kandidatë për zgjedhje vendore.

Sakaq, Celibashi ka publikuar edhe foto se si do të duken fletët e votimit në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. 

Bashkia Shkodër

1. Partia Socialiste me  Majlinda Angonin

2. Koalicioni 'Shtëpia e lirisë' me Bardh Spahinë

3. Partia Demokratike me Xhemal Bushatin

Bashkia Dibër

1. Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë' me  Premtim Kryemadhin

2. Partia Demokratike me Luan Hakën

3. Partia Socialiste me Rahim Spahiun

4. Lëvizja e re me Dritan Torbën

Bashkia Durrës

1. Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë' me Ardian Mukën

2. Partia Socialiste me Emiriana Sakon

3. Partia Demokratike me Luan Hotin

Bashkia Vorë

1. Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë' me Lulzim Vranën

2. Partia Socialiste me Blerim Sherën

3. Partia Demokratike me Ymer Markun

Bashkia Rrogozhinë

1. Partia Demokratike me  Ferdinand Saraçin

2. Partia Socialiste me Edison Memollën

3. Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë' me Hekuran Xhanin

Bashkia Lushnjë

1. Partia Socialiste me Eriselda Sefën

2. Partia Demokratike me Indrit Sefën

3. Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë me Elton Banon

Më 19 shkurt nis fushata zgjedhore në 6 bashkitë e vendit, që do të zgjasë për 2 javë ku më pas qytetarët do u drejtohen kutive të votimit më 6 mars. Qeveria ka akorduar   190 milionë lekë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përballimin e  shpenzimeve për zgjedhjet e 6 marsit që do të mbahen në 6 bashkitë  Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:48
Dalin fotot nga KQZ, ja si do të duken fletët e votimit për zgjedhjet e 6 marsit

1644691722_page.jpg

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme njofton se kanë miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, përmes një statusi në ‘Tëitter’ ka publikuar me foto si do të duken fletët e votimit më 6 mars. Kujtojmë se në këtë datë do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, atë të Shkodrës, Dibrës, Durrësit, Vorës, Kavajës dhe Rrogozhinës.
 

Ora 13:36
KQZ nuk regjistron kandidatin e partisë Lëvizja e Re për Bashkinë Durrës

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka regjistruar kandidatin për bashkinë Durrës, Jonid Nano të propozuar nga partia Lëvizja e Re. Nano nuk është regjistruar, pasi sipas KQZ partia Lëvizja e re nuk ka mandat në këshillin Bashkiak të Durrësit.

"Vendosim mosregjisitrimin e kandidatit për kryetar bashkie Durrës, Jonid Robert Nano të propozuar nga partia Lëvizja e Re, ky vendim hy në fuqi menjëherë", tha kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë