Zgjedhjet e pjesshme vendore, PS drejt kandidimit të Shkëlqim Murrjas në Dibër, aktualisht kryetar i komanduar

Zgjedhjet e pjesshme vendore, PS drejt kandidimit të Shkëlqim Murrjas në Dibër, aktualisht kryetar i komanduar

Shkëlqim Murrja

Pas dekretimit të datës 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale partitë kanë nisur të diskutojnë emrat e kandidatëve të mundshëm. Në Dibër, ndonëse ende nuk ka një vendim zyrtar, mësohet se PS do të kandidojë kryetarin aktual të komanduar Shkëlqim Murrja.

Edhe në Durrës socialistët do të kandidojnë Emirjana Sako e cila kryen prej dy vitesh funksionin e kryetares, si e komanduar.

Ndërkohë kampi blu për shkak të përplasjeve Basha-Berisha për drejtimin e PD do të hyjë në zgjedhje e përçarë. PD zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha do të kandidojë në Durrës Luan Hotin, aktualisht kryetar i degës nga ana tjetër. Ndërsa burime pranë grupit të Berishës thanë se do të kandidojnë, Ardian Mukën.

Ndërkohë për Bashkinë e Shkodrës,  socialistët do të futen në garë me kandidaten Majlinda Angoni,  e cila prej dy vitesh mban detyrën e Prefektës. Ndërsa ende nuk dihet nëse do të rikandidojë Voltana Ademi, e pozicionuar krah Berishës.

Në Lushnjë socialistët pritet të kandidojnë kryetaren aktuale Eriselda Sefën, e cila u komandua në post pas arrestimit për korrupsion të Fatos Tushes. Ndërsa ende nuk dihen kandidatët e PD-së. 

Më Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përkatësisht në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë dhe Dibër.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë