Zgjedhjet e Qershorit, KQZ:
Partia e Pensionistëve me PD
Mbledhja e djeshme e KQZ konfirmoi përfundimisht partitë që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit nën siglat e dy koalicioneve partiake.
TIRANE - Mbledhja e djeshme e
KQZ konfirmoi përfundimisht partitë, që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit nën siglat e dy koalicioneve partiake.
Me 4 votat e anëtarëve të propozuar nga mazhoranca në këtë institucion u vendos që koalicioni i djathtë me emrin “Aleanca për Punësim, Mirëqënien dhe Integrim“, nga 26 parti që kishte të regjistruara tashmë do të ketë vetëm 25 parti që do të mbledhin votat për të djathtën.
Kjo, pas mosregjistrimit të Partisë Civile si subjekt zgjedhor. Ndërkohë që po me 4 votat e anëtarëve të KQZ, u miratua dhe projektvendimi tjetër i administratës së KQZ për regjistrimin e Aleancës për Shqipërinë Europiane.
Nga 40 parti që ishin regjistruar në fillim me këtë koalicion, tashmë do të jenë vetëm 37 prej tyre që do të garojnë në 23 qershorit, pas mosregjistrimit të 3 partive si subjektet zgjedhore në zgjedhje.
Janë pikërisht Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë dhe Partia e Prosperitetit të Shqipërisë nuk janë të regjistruara si subjekte zgjedhor në KQZ, në zbatim të Kodit Zgjedhor, nenit 65, pika 1.
Partia e tretë që i iku koalicionit të majtë ishte Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar. Përfaqësuesi i kësaj partie kërkoi që të sqarohet vullneti i saj për të qenë pjesë e koalicionit të djathtë.
“Ne kemi shprehur vullnetin për të qenë pjesë e koalicionit që udhëheq PD. Kemi marrë vesh se në KQZ ka ardhur një kërkesë se ne paskemi bërë kërkesë për tu regjistruar me PS, por vullneti ynë është për tu udhëhequr nga PD”, deklaroi përfaqësuesi i PBPPSH.
Përfaqësuesi i pensionistave bëri me dije se kanë kontaktuar me kreun e PS-së, por ai nuk i ka dhënë siguri për votat e pensionistëve. “Nëqoftëse ti na i del zot votave tona, por Rama nuk ka pranuar të punojë me ne”, shtoi ai.
Ndërkohë që përfaqësuesi i ligjor i së majtës në KQZ, Gjonçaj repliko dje duke thënë se PS nuk e ka problem se i largohet kjo parti, duke llogaritur që ka plot 37 të tjera, teksa iu drejtua përfaqësuesit të pensionistëve se: “Ju keni firmosur një marrëveshje me ne, duhet t`i qëndroni korrekt asaj”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print(05.05.2013)
Redkasia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.7%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44