Zgjedhjet e qershorit, KQZ miraton
sot listat e partive problematike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se dita e djeshme ishte afati përfundimtar për dorëzimin e listave të partive politike që janë kthyer për plotësim.
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se dita e djeshme ishte afati përfundimtar për dorëzimin e listave të partive politike që janë kthyer për plotësim. Zëdhënësja e
KQZ-së tha në një deklaratë për mediat se komisioni ka miratuar listat shumemërore të 50 partive, ndërsa ka kthyer për plotësim dokumentacioni listat e 16 partive politike.
“Kanë depozituar listat shumemërore 66 parti. Katër janë parti të cilat do të kandidojnë më vete në zgjedhje. KQZ verifikoi dokumentacionin e kandidimit për të gjitha partitë që kanë depozituar listat shumemërore.
Nga 66 parti rezulton se për 50 prej tyre KQZ ka vendosur miratimin e listave shumemërore. Për 16 prej tyre KQZ ka vendosur kthimin për plotësim të dokumentacionit. Afat përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit është data 13, që është dita e sotme.
Në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor afati përfundimtar për ridepozitimin e dokumentacionit të korrigjuar përfundon më datë 12.05.2013. Nisur nga fakti se data 12 është ditë e diel, afati i fundit për ridepozitimin e dokumentacionin e korrigjuar është data 13 Maj pra dita e sotme”, deklaroi zëdhënësja e KQZ-së.
Ndërkohë që sot pritet që të miratohen edhe listat shumëemërore të 14 partive. Bëhet fjalë për: Partia Social Punëtore, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, Partia Uniteti Kombëtar, Partia Lëvizja Shqipëria e Re, Partia Ardhmëria Shqiptare, Partia Arbnore Kombëtare, Partia e Gjelbërt, Partia Komuniste, Partia Ligj dhe Drejtësi, Partia Konservatore, Partia Lëvizje për Drejtësi e Shqipëtarëv, Partia Pajtimi Kombëtar,Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë si dhe kandidatja e mbështetur nga Zgjedhësit, Laureta Gjoni.
Ndërkohë që po mbledhjen e sotme pritet që katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të marrin në shqyrtim për miratimin e kërkesës së Shoqatës “Albania Life Quality Union” (ALQU), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvendit të datës 23 Qershor 2013.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2994
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44