Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur në takim partitë politike.
Në këtë takim konsultativ do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dështimit të formimit të qeverisë.
Takimi do të mbahet nesër nga ora 10:30.
Sot Kuvendi i Kosovës votoi kundër formimit të qeverisë me Konjufcën kryeministër duke e rrëzuar me 53 vota kundër dhe 4 abstenim, 56 deputetë votuan pro tij. Konjufca duhet të siguronte minimumi 61 vota për të formuar qeverinë. Në këtë rast Kosovës i është hapur rruga për të shkruar drejt zgjedhjeve të reja të përgjithshme, të fundit të cilat u zhvilluan më datë 9 shkurt.
I pari që dështoi në formimin e qeverisë, ishte kryeministri në detyrë Albin Kurti më 26 tetor me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenim. Kurti më pas i hapi rrugë Konjufcës, i cili u mandatua nga presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor.
Komente









