Zgjedhjet, Idrizi: Pakti PD-PS ka
shkarkuar problemet zgjedhore
Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi u shpreh dje se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë përgjegjëse për problemet zgjedhore në Shqipëri. Idrizi foli për një pakt mes dy partive kryesore, për çështjet zgjedhore. “Më vjen mirë që ky komision tashmë e ka përcaktuar axhendën mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi u shpreh dje se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë përgjegjëse për problemet zgjedhore në Shqipëri. Idrizi foli për një pakt mes dy partive kryesore, për çështjet zgjedhore. “Më vjen mirë që ky komision tashmë e ka përcaktuar axhendën mbi rekomandimet e
OSBE/ODIHR. Mua më vjen mirë dhe kam një propozim që mbledhjet e këtij komisioni të jenë gjithnjë të hapura për mediat, sepse jam gjithnjë i bindur se ka një interes të madh publik për reformën zgjedhore, e cila ka qenë gjithnjë problematike.
Problematika ka qenë gjithnjë për shkak të një dakordësie mes dy partive kryesore, duke mos mbajtur më vonë përgjegjësi për atë që ndodh në procesin zgjedhor në Shqipëri”, tha Idrizi. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ndryshe nga kryetari i PR, Fatmir Mediu, nuk bëri asnjë propozim sa i takon reformës zgjedhore. Gjithashtu, nuk prek një tjetër temë delikate, e cila ka të bëtë me depolitizimin e komisioneve të zgjedhore. Ky propozim është bërë nga kryeministri Edi Rama, por që është refuzuar nga Partia Demokratike.
Kjo e fundit ka refuzuar largimin e komisionarëve politikë, për shkak të klimës së mosbesimit mes palëve. Ndërkaq, komisioni do të mblidhet në varësi të varësi të punës së ekspertëve si dhe me kërkesë të opozitës, e cila ka shprehur vullnetin për të zhvilluar disa tryeza konsultative me përfaqësues të
KQZ dhe institucioneve të tjera, të cilat marrin pjesë në zbatimin e Kodit Zgjedhor.
Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.2%
-
Jo
25.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1728
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26