Zgjedhjet, KQZ gati planin, brenda
janarit kostoja e përgjithshme

Zgjedhjet, KQZ gati planin, brenda<br />janarit kostoja e përgjithshme
Janari pritet të jetë një muaj intensiv përsa i përket përgatitjeve të zgjedhjeve të 18 qershorit.

Sipas planit orientues të KQZ-së gjatë këtij muaji pritet të merren një seri vendimesh për organizimin këtyre zgjedhjeve. Kështu pritet të miratohen 2 auditët e partive që do të kontrollojnë listat e votuesve. Do të përcaktohet sesa do ët jetë numri i punonjësve shtesë që punësohen si dhe modeli i fletës së votimit brenda 15 janarit.

Nëse do të blihen kuti shtesë , kode sigurie e bojëra matrikulluese KQZ do ta vendosë brenda 18 janarit. Brenda kësaj date duhet të specifikohet dhe sesa do t’i kushtojnë shqiptarëve zgjedhjet e përgjithshme .Tashmë që shpërndarja e deputeteve nëpër qarqe ka ndryshuar, do të ndryshojë dhe vendosja e qendrave Të votimit dhe zonave të administrimit zgjedhor si në godinat shtetërore ashtu dhe në ato private.

Këto duhet të specifikohen brenda datës 18 të shkurtit. Partitë duhet të regjistrohen brenda datës 10 prill ndërsa koalicionet brenda datës 19 të këtij muaji. Në datën 5 maj do të mësohen dhe emrat e kandidatëve të rinj për deputetë të kuvendit të Shqipërisë, pasi partitë duhet të dorëzojnë listat shumë emërore. Brenda 10 majit KQZ do t’i shpërndajë fondet nga buxheti i shtetit subjekteve në garë. Ndërkohë që rezultatin e zgjedhjeve KQZ synon ta shpallë brenda 2 ditëve të para pas votimit.

Redaksia Online
(B.K/Sjqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe