Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të kodit zgjedhor vijon punën për administrimin e procesit zgjedhor të 18 qershor, pavarësisht refuzimit të partive të opozitës për tu regjistruar si palë në këtë proces.
 
Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet KQZ dhe autoriteti i mediave kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët për monitorimin cilësor të mediave gjatë fushatës elektorale.
 
Dy drejtuesit e këtyre institucioneve Denar Biba e Gentian Sala e konsideruan shumë të rëndësishme këtë proces për zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa kreu i AMA deklaroi se institucioni që drejton vë në dispozicion të bordit të monitorimit të medias dy studio të monitorimit.
 
Marrëveshja u nënshkrua në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe ka si qëllim përcaktimin e rregullave, mënyrën dhe afatet e shfrytëzimit të kapaciteteve teknike dhe njerëzore të AMA-s, për monitorimin e fushatës zgjedhore, në radio-televizionin publik dhe në radio-televizionet private.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)