Zgjedhjet, KQZ miraton procedurat
prokuruese për teknologjinë

Zgjedhjet, KQZ miraton procedurat <br />prokuruese për teknologjinë
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot procedurën me negociim pa botim paraprak të kontratës për realizmin e dy projekteve teknologjike, për zgjedhjet. Duke lënë në fuqi variantin e administratës, kjo procedurë kaloi me 7 vota pro ndërsa të gjitha propozimet e tjera u rrëzuan pasi nuk morën votat e nevojshme.

Palët ishin dakort dhe aprovuan formulën e negociimit direkt me firmat, pa publikim të kontratës. Administrata theksoi se kjo është hera e parë që kjo procedurë përdoren në kushtet e mungesës së një fondi limit, por është edhe mundësia e vetme për realizimin e dy projekteve në kohë. Pa një limit në fondet për 2 projektet dhe në kushtet e negociimit direkt, i mbetet vetëm korrektësisë së KQZ-së shmangja e abuzimeve.

Në unanimitet KQZ arriti të miratojë edhe dy auditët e saj pranë Ministrisë së Brendshme: Genti Malko, i propozuar nga kryetarja dhe Dashamir Çali, propozuar nga nënkryetari.

DISKUTIMET SOT NE KQZ
Në fillim të mbledhjes së KQZ-së përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti, kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të dy projektvendimeve, nga gjashtë të parashikuara në mbledhjen e sotme. Ai kërkoi shtyrjen e pr/vendimit për rregulloren e funksionimit të KQZ-së, si dhe p/vendimi për strukturën e pagave të punonjësve të administratës zgjedhore. KQZ vendosi me unanimitet për shtyrjen e tyre, pasi materiali ishte paraqitur me vonesë.

KQZ ka shqyrtuar p/udhëzimin "Për miratimin e rregullave të veçanta për kushtet e kontratës dhe kryerjen e auditimit nga auditët teknicien për verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të regjistrit kombëtar të gjendjes civile (RKGJC) dhe në sistemin elektronik të verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve (SEV)”, si dhe pr/vendimi "Për përcaktimin e proçedurës prokuruese që do të përdoret për përzgjedhjen e shoqërive që do të realizojnë projektet teknologjike SEN dhe SEV që do të aplikohen në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23 Qershor 2013".et. (Kërkesa për të cilat dy aëtarët e KQZ, Denar Biba dhe Albana SHqylla kërkuan që KQZ të zhvillonte mbledhje dje, por që u refezua nga kjo e fundit me argumentin se nuk u zbatuan procedurat ligjore).

Në fillim të mbledhjes kryetarja e KQZ-se, Lleshi nuk i dha fjalën nënkryetarit të KQZ-së zoti Biba, që donte të ngrinte një shqetësim për refuzimin e mbledhjes së djeshme, por vazhdoi me rendin e ditës. Pritet të miratohet  pr/akti për shpërblimet e rreth 40 mijë komisionerëve të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

ANETARET E LSI DHE PBDNJ VOTOJNE PRO PROPOZIMIT TE PS
Akti që ka të bëjë me të drejtat dhe eksesin e auditeve në zyrat e gjendjes civile është hedhur në votim në KQZ. Për miratimin e tij nevojiten 5 vota pro.
Por anëtarja e propozuar nga Partia Socialiste, Albana Shtylla ka propozuar që të hidhet në votim edhe pika 5 e nenit 61 të këtij akti, me argumentin se i kufizon të drejtat në krahasim me liritë që parashikon Kodi.
Propozimi i Shtyllës u hodh në votim dhe pika 5 e këtij neni kaloi me 4 vota pro dhe 3 kundër. Votës pro të nënkryetarit Denar Bina (të propozuar nga PS) dhe anëtares Albana Shtylla iu bashkuan edhe anëtari i propozuar nga PBDNJ, Ilirian Muho dhe ai i PBDNJ-së, Jani Jani.

PR/AKTI PER RRITJEN E PAGAVE
Vihet re se sipas kategorive të caktuara, pagat pësojnë rritje nga 10-20% të pagës bazë, duke përfshirë këtu edhe shtesa për vjetërsi pune apo vështirësi pune.
Sipas relacionit të admnistratës së KQZ thuhet se miratimi i strukturës organike dhe struktura e pagave të punonjësve të administratës së KQZ-së, sjell ndryshime minimale në rritjen e numrit organik të punonjësve të administratës së KQZ-së (nga 55 punonjës në 59 punonjës), në suprimimin e vendeve të punës kryesisht të punonjësve mbështetës, si dhe shoqërohen me efekte financiarë të strukturës së pagave të tyre. kështu paga e kryetares së KQZ rritet me 10% , ndërsa e nënkryetarit të KQZ, me 5%. Një rritje të ndjeshme të pagës pëson dhe sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, me një numër më shumë se 1 milion lekësh si dhe shtesë për vjetërsi pune.

SHPERBLIMET
Një pikë e rëndësishme që do të shyrtohet sot ka të bëjë me shpërblimet e rreth 40 mijë komisionerëve të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. "Në zgjedhjet e mëparshme për organet e qeverisjes vendore 2011, kryetari dhe zv/kryetari i KZAZ-së është paguar me 65 mijë lekë, antarët dhe sekretari i KZAZ-së me 60 mijë lekë, kryetari i KQV-së është paguar me 4 mijë lekë, anëtarët dhe sekretari i KQV-së me 3 mijë e 500 lekë, anëtarët e grupeve të numërimit me 6 mijë lekë. E njëjta masë shpërblimi është parashikuar edhe për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23 qershor 2013", thuhet në relacionin e admnistratës së KQZ.

Redaksia online
(ah/sg/Gre.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë

Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë