Zgjedhjet, KQZ: Partitë po pengojnë
shpërndarjen e bazës materiale

Zgjedhjet, KQZ: Partitë po pengojnë<br />shpërndarjen e bazës materiale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një deklarate për mediat ngre shqetësimin dhe u bën apel komisionerëve të partive politike që të paraqiten për të tërhequr materialet zgjedhore.
 
Sipas KQZ deri tani materialet janë shpërndarë vetëm për 17 nga 118 qendra, shkak është bërë mos dërgimi i komisionerëve pranë KZAZ për të marrë materialet.
 
Institucioni përgjegjës për zgjedhje në Shqipëri thekson se partitë po bëhen pengesë për shpërndarjen e materiale dhe nëse nuk reagojnë do të ketë pasoja në të gjithë procesin.
 
 
"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngre shqetësimin në lidhje me ecurinë e shpërndarjes së bazës materiale zgjedhore nga KZAZ nr. 19 për çdo Qendër Votimi, pasi shpërndarja e bazës materiale po ecën me ritme shu

më të ngadalta. Deri tani është shpërndarë baza materiale zgjedhore vetëm për 17 Qendra Votimi nga 118 në total. Shkak për të këtë problematikë është bërë mos dërgimi nga partitë politike i komisionerëve të QV-ve pranë KZAZ-së, për të marrë në dorëzim materialet zgjedhore të cilat do të përdoren gjatë ditës së nesërme, që është edhe dita e votimit.

Deri tani asnjë nga Komisionerët KQV-ve të njësive administrative të Maqellarës dhe Peshkopisë nuk është paraqitur për të marrë në dorëzim bazën materiale zgjedhore.

Afati përfundimtar i dorëzimit të bazës matëriale nga KZAZ për çdo QV i përcaktuar në  nenin 100 të Kodit Zgjedhor, është jo më vonë se 15 orë para hapjes së votimit, që korespondon me orën 16.00 të ditës së sotme dhe me ritmet e sipër cituara, duke marrë në konsideratë dhe zonat e largëta ky afat kohor nuk arrin të repsektohet dhe për me tepër kjo do të ndikojë në të gjithë procedurat e tjera lidhur me përgatitjen dhe organizimin e Qendrave të Votimit.  

Partitë politike po bëhen pengesë për shpërndarjen e bazës materiale zgjedhore duke mos i dërguar komisionerët e propozuar prej tyre, për të marrë në dorëzim matërialet zgjedhore, ndaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  i bën apel partive politike të repsektojnë Kodin Zgjedhor dhe në mënyrë urgjente të dërgojnë komisionerët e Qendrave të Votimit për të tërhequr bazën materiale pasi në të kundërt, materialet zgjedhore, referuar dhe praktikave të zgjedhjeve të kaluara  do t’u  shpërndahen komisionerëve të QV-ve, cilët do të jenë prezent pranë KZAZ-së. Nr. 19 Dibër, për respektimin e ketij detyrimi ligjore
"mbyllet deklarata e KQZ.

Procesi i votimit për zgjedhjet në Dibër do të hapet nesër në orën 07:00 për të zgjedhur kryetarin e bashkisë mes Muharrem Ramës dhe Sherefedin Shehut. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?